331 aksidente ne trafik gjate kesaj jave shihet alarmante 693f36924a180

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

December 15, 2025
1 minut lexim

331 aksidente në trafik u regjistruan gjatë kësaj jave.

E nga to, dy persona vdiqën.

Gjithë këto shifra po i sheh alarmante eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti.

“Arsyet se pse kanë ndodh aksidentet dhe pse po ndodhin dhe pse po vazhdon numri i aksidenteve është pak alarmante sepse nuk jemi duke punuar në drejtim të parandalimit të aksidenteve apo të zvogëlimit të numrit. Përderisa nuk bëhet një riaftësim i shoferëve dhe gjobat apo pikat që i marrin shoferët që të jenë të obligueshëm që të shkojnë në shkollën për riaftësim dhe atëherë për këtë arsye po vazhdon ky numër i aksidenteve pa u zvogëluar”, thotë ai.

Në anën tjetër edhe juristi Anton Nrecaj thotë se qytetarët duhet të vetëdijësohen në këtë aspekt.

“Është shumë e rëndësishme edukimi i qytetarëve në respektimin e rregullave të komunikacionit të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet t’i respektojnë rregullat e komunikacionit sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të evitohen situata të tilla. Shqiptimi i dënimeve natyrisht që është i paraoarë me ligj dhe masat e tilla të cilat policia po i shqiptojnë, njëkohësisht gjatë shqiptimit të gjobave duhet njëkohësisht edhe në një farë mënyre të bëjnë edhe edukimin e shoferëve”, thotë ai.

Që nga 1 dhjetori deri me datë 14 janë shqiptuar 11.042 gjoba trafiku.

Ndërsa gjatë muajit nëntor janë regjistruar 1783 aksidente ku prej tyre 8 kanë rezultuar me fatalitet, dhe janë shqiptuar 58,343 tiketa trafiku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulmi me arme zjarri ne australi shkon ne 16 numri i viktimave 693f3586a9ba4
Lajmi i mëparshëm

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

perplasje e forte ne big brother vip kosova familja kuci reagon pas fyerjeve te fjolla morines ndaj edit 693f37927502c
Lajmi i radhës

Përplasje e fortë në Big Brother VIP Kosova: Familja Kuçi reagon pas fyerjeve të Fjolla Morinës ndaj Edit

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë