315 gjoba trafiku per 24 ore ne rajonin e ferizajt 688b5df01b6f4

315 gjoba trafiku për 24-orë në rajonin e Ferizajt

July 31, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt  janë shqiptuar gjithsej 315 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë konfiskuar 4 patentë shoferë.

Siç thuhet në një njoftim për media të policisë në këtë këtë qytet, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 15 aksidente trafiku, katër prej tyre me lëndime trupore, ku 9 persona janë lënduar, kurse 11 me dëme materiale..

Policia Rajonale e Ferizajt iu ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ngasin me kujdes dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë.

“Shpejtësia mbi normat e lejuara, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi  telefonit dhe pakujdesia janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët – për jetën tuaj dhe të të tjerëve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ra teksa po saldonte porten humb jeten 68 vjecari ne divjake 688b5bd4bad6c
Lajmi i mëparshëm

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

keto jane ushqimet qe duhet te kufizoni kur i jepni ushqime te ngurta femijes suaj 688b5f1c55e77
Lajmi i radhës

Këto janë ushqimet që duhet të kufizoni kur i jepni ushqime të ngurta fëmijës suaj

Të fundit nga

ShkoLartë