31 vjet nga atentati ndaj gligorovit misteri ende pa autor 6ac0d3e13c374

31 vjet nga atentati ndaj Gligorovit, misteri ende pa autor

October 3, 2026
1 minut lexim

Më 3 tetor 1995, presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, u vu në shënjestër të një atentati me bombë në qendër të Shkupit. Ai mbijetoi me lëndime të rënda në kokë, ndërsa shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, humbi jetën. Në shpërthim u plagos edhe truproja Ilço Teovski, ndërsa më vonë nga plagët vdiq edhe një kalimtar, Hristo Hristomanov.

Sulmi ndodhi rreth orës 09:50, në rrugën “Maqedonia”, para hotelit “Bristol”. Në një automjet “Citroën Ami 8” ishin vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv, i cili u aktivizua me telekomandë.

Hetimet, gjatë të cilave u kontrolluan dhjetëra mijëra automjete, objekte dhe persona, nuk çuan te autorët. Edhe 31 vjet më vonë, mbetet e panjohur kush e organizoi dhe ekzekutoi atentatin.

 

Procedura ndaj autorit të panjohur ende mbetet e hapur. Kiro Gligorov vdiq më 1 janar 2012, në moshën 94-vjeçare.

 

Atentati vazhdon të jetë një nga rastet më të mëdha të pazbardhura të historisë moderne të Maqedonisë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas deshmise se eli fares vajza e saj reagon me ane te nje mesazhi 6ac0d13e2a2f3
Lajmi i mëparshëm

Pas dëshmisë së Eli Farës, vajza e saj reagon me anë të një mesazhi

miti i te paprekshmeve ra 50 mije euro ne kasaforte dhe automjete te sekuestruara ne prilep 6ac0d53192310
Lajmi i radhës

“Miti i të paprekshmëve ra”: 50 mijë euro në kasafortë dhe automjete të sekuestruara në Prilep

Të fundit nga

ShkoLartë