30 vite marredhenie diplomatike shba rmv ageler ndertuam vlera te perbashketa me respekt dhe besim 68c5395058700

30 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-RMV, Ageler: Ndërtuam vlera të përbashkëta me respekt dhe besim

September 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 shtator – “Tre dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet me vullnet, kompromis dhe vendosmëri të durueshme. Dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtur në Klubin e Përfaqësuesve në Shkup.

Ageler njoftoi zgjerimin e lidhjeve tregtare, luftën kundër korrupsionit, modernizimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

“Perspektiva evropiane është një përparësi kyçe, SHBA ka ndihmuar popullin e Maqedonisë të bëhet më i fortë, më i lirë dhe më i suksesshëm”, theksoi në ceremoni Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.

Ai tha se qytetarët janë të bindur që Shtetet e Bashkuara na qëndrojnë pranë në çdo moment.

Në ceremoni morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Ushtrisë, komunitetit të biznesit dhe të komuniteteve fetare.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deponite me mbeturina te perziera jane nder me te rrezikshmet 68c52cd886bb8
Lajmi i mëparshëm

Deponitë me mbeturina të përziera janë ndër më të rrezikshmet

vijon fshesa e ikmt ne valbone 16 objekte do te prishen nga vete banoret 68c53b562efcc
Lajmi i radhës

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë