3 trende mode nga e kaluara qe jane rikthyer fuqishem ja si do ti veshim kete sezon 69122c54c8336

3 trende mode nga e kaluara që janë rikthyer fuqishëm: Ja si do t’i veshim këtë sezon

November 10, 2025
min lexim

Shikoni cilët janë tre trendët e modës nga e kaluara që janë rikthyer në skenën e madhe të stilit

Moda, siç e dimë, ka një fuqi magjike për t’u rikthyer dhe gjithmonë e bën këtë në momentin e duhur. Ajo që dikur e vishnin nënat tona, madje edhe ne vetë gjatë rinisë, sot sërish ndriçon pasarelat dhe vitrinat e dyqaneve.

Por ky rikthim nuk është thjesht kopjim i së shkuarës, është rishikim modern i ideve të vjetra, i përshtatur me shijen bashkëkohore.

Këtë vjeshtë, dizajnerët na udhëheqin në një udhëtim elegant përmes tre dekadave më të gjalla të shekullit të kaluar, viteve ’70, ’80 dhe ’90 dhe frymëzimin për ta sjellë këtë stil në përditshmëri mund ta gjejmë te Jennifer Lopez, gruaja që di të bashkojë shpirtin retro me sofistikimin e sotëm.

Vitet ’70: Epoka e lirisë, stilit boho dhe romantizmit

Estetika e viteve ’70 po përjeton një ringjallje të vërtetë, dhe për këtë meritë të madhe ka shtëpia e modës Chloé, e cila ka përkthyer shpirtin boem në koleksione moderne.

Ky stil feston lirinë, lehtësinë dhe feminitetin natyral.

Çfarë vishet sot:

Bluza të lehta me mëngë të gjera, me volane, qëndisje dhe fjongo në jakë. Këto modele femërore duken për mrekulli si me pantallona elegante, ashtu edhe me xhinse të lira.

Xhinset me këmbë të gjera (zile) rikthehen fuqishëm, por në version më të rafinuar. Modelet me bel të lartë dhe pëlhurë cilësore zgjatin vizualisht këmbët dhe i japin trupit një formë të butë dhe harmonike.

Pëlhurat kord dhe zamsh (antilopë) janë teksturat e preferuara të sezonit, në pantallona, funde apo xhaketa të shkurtra. Çantat dhe çizmet prej lëkure së butë i japin çdo veshjeje vjeshtore ndjesi ngrohtësie dhe elegancë natyrale.

Bizhuteri me shpirt: varëse në shtresa, medalione me gurë natyralë dhe vathë të mëdhenj me motive etnike, shenja e vërtetë e stilit boho për çdo grua moderne.

Vitet ’80: Fuqi, vetëbesim dhe efekti i “power dressing”

Pas viteve lozonjare ’70, vitet ’80 sollën një valë force dhe dominimi, të shprehur përmes vijave të forta, ngjyrave të theksuara dhe siluetave të strukturuara. Ky stil është rikthyer sot në një formë më të rafinuar dhe të përmbajtur. Ai nuk bërtet, flet me siguri dhe autoritet, me elegancë të qetë.

 profimedia

Në fokus:

Shpatullat e theksuara – struktura që jep forcë. Xhaketat dhe palltot me shpatulla të definuara duken fisnike dhe të fuqishme, pa teprime.

Palltot e gjata deri në fund të këmbëve – voluminoze, me jaka të theksuara, japin ndjenjën e luksit dhe mbrojtjes. Çdo grua duket e sigurt në to.

Beli në qendër të vëmendjes – rripat e gjerë mbi xhaketa apo fustane krijojnë formën “rërë-ore”, balancë mes forcës dhe feminitetit.

Bizhuteri e artë dhe e guximshme – zinxhirë të trashë, vathë të mëdhenj dhe byzylykë masivë në ngjyrë ari, simbol i vërtetë i stilit të viteve ’80, që sot përsëri duket glamuroz dhe modern.

Vitet ’90: Rikthimi i minimalizmit dhe elegancës së pastër

Pas gjithë atij luksi dhe teatri të dekadës së mëparshme, vitet ’90 sollën qetësi dhe thjeshtësi. Ishin vitet e supermodeleve dhe të minimalizmit, ku bukuria qëndronte në vijat e pastra dhe në prerjet perfektë. Sot, pikërisht kjo qasje është sërish në qendër të vëmendjes, sofistikim minimalist që nuk kërkon vëmendje, por e tërheq vetë.

Pjesët kryesore:

Fustanet dhe fundet sateni në stil “slip” – frymëzuar nga veshjet intime, kombinohen me xhaketa elegante ose triko të buta.

Forma të thjeshta dhe ngjyra neutrale – xhinse të drejta, funde me prerje lapsi, fustane të ngushta dhe golfë të hollë në ngjyrat e zezë, të bardhë, bezhë apo gri përfaqësojnë thelbin e minimalizmit modern.

Këpucët me linja delikate – me taka të vogla, salonka elegante dhe çizme me majë, si kontrast ndaj këpucëve masive të sezoneve të mëparshme.

Moda si udhëtim në kohë

Moda, çdo disa vjet, na jep mundësinë të rilindim frymën e epokave të shkuara, por përmes një shikimi bashkëkohor. Bashkoni romantikën boho të viteve ’70, energjinë e fuqishme të viteve ’80 dhe sofistikimin minimalist të viteve ’90 dhe do të krijoni një stil unik që pasqyron personalitetin dhe humorin tuaj.

Sepse eleganca e vërtetë nuk del kurrë nga moda, ajo thjesht ndryshon bashkë me ju. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

idrizi pas fitores ia dedikoj clirimtareve qe padrejtesisht po mbahen ne hage 69122b32eebab
Lajmi i mëparshëm

Idrizi pas fitores: Ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë

ligji per barazine gjinore ambasadorja e frances ska direktive te posacme te be se per ligjin por vlere europiane 69123ef8f2677
Lajmi i radhës

Ligji për barazinë gjinore, Ambasadorja e Francës: S’ka direktivë të posaçme të BE-së për ligjin, por vlerë europiane!

Të fundit nga

ShkoLartë