3 shofere arrestohen per shpejtesi ekstreme ne rrugen gostivar tetove 68fb77f54a45d

3 shoferë arrestohen për shpejtësi ekstreme, në rrugën Gostivar–Tetovë

October 24, 2025
1 minut lexim

Më datë 23 tetor 2025, në intervalin kohor 14:40, 14:45 dhe 15:23, në rrugën Gostivar–Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre shoferë që kanë drejtuar automjetet me shpejtësi ekstreme, shumë mbi kufirin e lejuar.

Gjatë kontrollit me radar, është konstatuar se:

J.L. (35) nga fshati Zhelinë ka drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës me 162 km/h, në zonë ku kufiri i shpejtësisë është 80 km/h.

H.L. (58) nga fshati Raven, Gostivar, ka drejtuar “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit me 174 km/h, po ashtu në zonë me kufizim prej 80 km/h.

V.B. (44) nga Shkupi ka drejtuar automjetin “Toyota” me targa të Shkupit me 151 km/h në të njëjtin segment rruge.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të treve do të ngriten kallëzime penale për veprën “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Policia e Tetovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, duke theksuar se kontrollet me radar do të vazhdojnë për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u zhduk pas bbva kejvina kthella po zgjohem cdo dite ndryshe 68fb6e76449ef
Lajmi i mëparshëm

U ‘zhduk’ pas BBVA, Kejvina Kthella: Po zgjohem çdo ditë ndryshe

kamioni perplaset me bankinen ne unazen shkup trafiku mbyllet me ore te tera 68fb7f427f814
Lajmi i radhës

Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra

Të fundit nga

ShkoLartë