3 4 subjekte kane marre peng tere hapesiren komunitare rama cdo hapesire do ti kthehet qytetareve keta

“3-4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare“, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet qytetarëve, këta guximtarë…

July 26, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

Rama: 3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë:

Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!

Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ligji i ri i lojerave te fatit do te vrase industrine e kazinove 6884cba4ad486
Lajmi i mëparshëm

Ligji i ri i Lojërave të Fatit, do të vrasë industrinë e kazinove

probleme te vllaznia 6884da89b19f7
Lajmi i radhës

Probleme te Vllaznia

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë