29 vjet pa nene terezen bota kujton humanisten shqiptare 6a9c562d9da31

29 vjet pa Nënë Terezën, bota kujton humanisten shqiptare

September 5, 2026
1 minut lexim

5 shtatori shënon dhjetëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Papa Françesku e shpalli atë shenjtore, duke e vlerësuar si simbol botëror të dashurisë, mëshirës dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

5 shtatori, dita e ndarjes së saj nga jeta, është edhe dita e përkujtimit liturgjik të Shën Terezës së Kalkutës dhe Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.

Nënë Tereza, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u shpall shenjtore nga Papa Françesku në Vatikan, në shtator të vitit 2016, gjatë një ceremonie ku morën pjesë mbi 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Ajo ishte lumturuar më herët, në vitin 2003, nga Papa Gjon Pali II, ndërsa shenjtërimi erdhi pas njohjes nga Vatikani të dy mrekullive që iu atribuuan ndërmjetësimit të saj.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Nënë Tereza nisi misionin e saj në Kalkutë dhe në vitin 1950 themeloi Misionaret e Dashurisë, kongregacion që sot vepron në dhjetëra vende të botës.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin Nobel për Paqen dhe kërkoi që shpërblimi t’u dhurohej të varfërve.

Nënë Tereza vizitoi disa herë edhe Shqipërinë pas dekadash izolimi, duke hapur shtëpi bamirësie dhe duke forcuar lidhjen e saj me vendin e origjinës. Ajo u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriminaliteti klasik dominon ne tetove por vjedhjet bien 6a9c3f9062838
Lajmi i mëparshëm

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

po me merr putini ne telefon rama batuta dhe mesazhe nga italia 6a9c56905705f
Lajmi i radhës

​“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia

Të fundit nga

ShkoLartë