28 vjet nga vdekja e nene terezes 68ba7781df103

28 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

September 5, 2025
min lexim

Sot mbushen 28 vjet nga vdekja e Shën Nënë Terezës. Me këtë rast sot nga ora 11:00 do të mbahet një meshë solemne kushtuar humanistes së madhe shqiptare në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Shën Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebroz.s në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe derisa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Papa Françesku më 4 korrik 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza. Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra, nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh nga në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku. Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kthjellime dhe reshje lokale ne zonat malore ja parashikimi i motit per sot ne shqiperi 68ba77191ad3a
Lajmi i mëparshëm

Kthjellime dhe reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

rubio shba do te shkaterroje grupet e huaja kriminale los lobos dhe los choneros shpallen organizata terroriste 68ba78966cc68
Lajmi i radhës

Rubio: SHBA do të shkatërrojë grupet e huaja kriminale! Los Lobos dhe Los Choneros shpallen organizata terroriste

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë