28 vjet nga renia e deshmorit adrian krasniqi 68f08cf7a7801

28 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

October 16, 2025
1 minut lexim

Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit gjeneral Adrian Krasniqi gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe njëra nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serb, e cila rezultoi me çlirimin e vendit më 12 qershor 1999.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia vetem me dy gjini burre dhe grua zbulohet drafti i ps shfuqizohet nga pr ligji i qeverise gjinia e trete 22 amendamente kunder perkatesise se shumefishte 68f087ccd1ceb
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Zbulohet drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”. 22 amendamente kundër “përkatësisë së shumëfishtë”

moti me vranesira dhe reshje shiu temperatura deri ne 20 grade 68f09f5265905
Lajmi i radhës

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 20 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë