28 vjecari belg humb kontrollin e makines dhe perplaset me barrierat dyshohet se ishte ne gjendje te dehur 686e3860d2817

28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

July 9, 2025
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Butrinti”.

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike

myrto uzuni shenon dy penallti dhe dergon austin fc ne gjysmefinale 686e38d305fca
Lajmi i radhës

Myrto Uzuni shënon dy penallti dhe dërgon Austin FC në gjysmëfinale

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë