28 dhjetori dhe skenaret paszgjedhore rreziku i bllokades dhe opsioni i zgjedhjeve te reja ne prill 694a481e39e91

28 dhjetori dhe skenarët paszgjedhorë, rreziku i bllokadës dhe opsioni i zgjedhjeve të reja në prill!

December 23, 2025
min lexim

Kosova është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare të 28 dhjetorit, derisa kanë filluar diskutimet, se cilët do jenë skenarët e krijimit të insitucioneve të reja.

Krahas kësaj, po përflitet edhe për mundësinë e një krize të re, e që kjo gjë po shihet si një rrezik për stabilitetin e vendit.

Për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli Melazim Koci.

Së pari, ai tha se, do ishte ‘goditje fatale’ për vendin, nëse do kishe zvarritje të formimit të institucioneve pas 28 dhjetorit.

“Krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit është bërë imperativ. Përsëritja eventuale e zhvillimeve të këtij viti (zhagitja e krijimit të qeverisë) do të ishte goditje e fortë ndaj stabilitetit dhe kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo është në favorin e Serbisë që me dekada e shekuj ka tentuar të dëshmojë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese”, vlerësoi ai.

Po ashtu, Koci tregoi edhe pritshmëritë e tij për rezultatin zgjedhor, e që e sheh mjaft të përafërt me atë të 9 shkurtit.

Madje, për këtë vlerësoi se do komplikohet edhe më shumë situata, kur do vijë momenti i zgjedhjes së presidentit/es të shtetit.

E në këtë pikë, ai nuk përjashtoi mundësinë që të kemi edhe një palë zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm, e që sipas tij, kjo do sjellte pasoja të mëdha.

“Besoj që në këto zgjedhje do të përsëritet rezultati i 9 shkurtit dhe këtë e kanë dëshmuar zgjedhjet lokale në Prishtinë. Në balotazh u përballën VV dhe LDK/PDK/AAK dhe rezultati ishte i ngjashëm me atë të 9 shkurtit. Rezultati zgjedhor në Prishtinë mund të jetë mostër për epilogun e zgjedhjeve më 28 dhjetor. Ky rezultat nuk do të ishte premtues për krijimin e shpejtë të institucioneve, me gjasë mund të ketë bllokadë të re, sepse tash nuk duhen vetëm 61 vota të deputetëve, por 80 – sepse kemi zgjedhjen e presidentes/presidentit.

Kjo e komplikon shumë çështjen dhe pa një marrëveshje të madhe vështirë që do të kemi tejkalim të krizës. Nuk duhet përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve tjera në prill, por kësaj radhe me pasoja më të rënda. Nga 1 marsi Kosova do të mbetej pa buxhet, pa Gjykatë Kushtetuese funksionale (mbetet pa kuorum) dhe pa presidente dhe kryeministër me kompetenca të plota. Kjo do të bënte që Kosova të ballafaqohet me kollaps financiar dhe institucional”, përfundoi Melazim Koci për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grupi i aktivisteve thote se ka mbledhur 86 milione skedare muzikore nga spotify 694a47eeaba81
Lajmi i mëparshëm

Grupi i aktivistëve thotë se ka mbledhur 86 milionë skedarë muzikorë nga Spotify

zelenskyy optimist per perparimin ne bisedimet e paqes te udhehequra nga shba te 694a483359d5c
Lajmi i radhës

Zelenskyy optimist për përparimin në bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të

Të fundit nga

ShkoLartë