27 vjet nga rasti panda krimi i kryer nga serbia per tua lene fajin shqiptareve 693ebf002d8bc

​27 vjet nga rasti “Panda”, krimi i kryer nga Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve

December 14, 2025
1 minut lexim

Sot mbushen 27 vjet më parë qëkur gjashtë të rinj serbë u vranë në një skenar të kurdisur nga Serbia në lokal të vogël në Pejë i njohur si “Panda”, raporton KosovaPress.

Në këtë skenar të kurdisur nga Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, në lokalin “Panda” mbetën të vrarë mbetën Ivan Radeviq (25), Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Dragan Trifoviq (17), ndërsa nga plagët e marra në spital vdiqën Svetislav Ristiq (18) dhe Zoran Stanojeviq (17).

Dy persona të panjohur kishin hyrë të armatosur dhe kishin shtënë me armë zjarri në krimin e 14 dhjetorit 1998, për të cilin faji u hodh mbi pesë të rinj shqiptarë të Pejës. Këta të fundit u dënuan për veprën penale të veprimtarisë armiqësore. Ata u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit, me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, por ata nuk iu shpëtuan torturave në burgjet e Serbisë.

Mediumi “M portal” nga Mali i Zi pati raportuar se autorët e vrasjes në rastin “Panda” , kryen edhe masakrën në burgun e Dubravës. Pjesëmarrës në të dyja aktet kriminale përmenden emrat e Sinisha Petriqit që është drejtues i klanit “Zenica” dhe lideri i klanit “Shkalar”, Radomir “Boban” Baçoviq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pati deklaruar vite më herët se ky krim nuk është kryer nga shqiptarët sikurse ishte pretenduar me vite të tëra. Serbia ende vazhdon të fshehë krimin e kryer edhe 27 vjet më vonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidenti tragjik ne kosove qe u mori jeten dy shqiptareve gazetari buxhala ne autostrade eshte shemb dheu pergjegjesi e dy ministrive 693ebea311556
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

kryeministri australian sulmi ne sidnei eshte terrorizem 693ebf45b9d07
Lajmi i radhës

Kryeministri australian: Sulmi në Sidnei është terrorizëm

Të fundit nga

ShkoLartë