27 vjet nga masakrat ne fshatrat e rahovecit 69c38c6eca0af

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

March 25, 2026
1 minut lexim

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

Po në këtë datë, nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dite me diell por nuk do te mungojne as vranesirat parashikimi i motit per kete te merkure 69c38c5cdf755
Lajmi i mëparshëm

Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

korrupsioni ne shendetesine maqedonase pacientet paguajne por nuk raportojne 69c3990fa51b9
Lajmi i radhës

Korrupsioni në shëndetësinë maqedonase: Pacientët “paguajnë”, por nuk raportojnë

Të fundit nga

Dyshime për “insider trading” nga rrethi i Donald Trumpit

Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket,
ShkoLartë