27 vjet nga epopeja e jezercit kujtohen nente deshmoret e kombit 68d98ee10a15f

27 vjet nga Epopeja e Jezercit, kujtohen nëntë dëshmorët e kombit

September 28, 2025
min lexim

Flamujt kuq e zi, po valojnë pranë lapidarit të dëshmorëve në Jezerc.

Sot janë bërë 27 vjet nga qëndresa e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët përballuan ofensivën e forcave serbe, duke shkruar një kapitull të lavdishëm në historinë e luftës për liri.

Nëntë dëshmorë ranë në këtë betejë, të cilën veterani Bashkim Fazliu, e kujton si njërën prej betejave më të ashpra.

“Ka qenë një betejë e pa barabartë edhe ne atë betejë kanë ra nëntë dëshmorë të kombit, është një nga humbjet me të mëdha që e kemi pas si UCK në Ferizaj po është edhe një nga betejat më të lavdishme për faktin e qëndresës tonë por edhe për faktin që popullsia civile ka shpëtu, ne atë betejë e kemi humbur por me rendsi ka qenë që UÇK ka qenë e vendosur siç u dëshmu që me fitu luften pavarësisht që ka qenë betejë e humbur kemi pas 9 shokë tonë bashkluftetarë të rënë por megjithatë luften e kemi vazhdu dhe nuk jemi doriu”, shprehet ai.

Edhe sot, 27 vjet më vonë, Fazliu thotë se kujtimet e asaj dite mbeten të rënda, por edhe të paharrueshme.

“Pavarsisht që sot është duke rënë shi, ajo ditë ka qenë një prej ditëve më të bukura që thonim me shoket një ditë shumë e bukur me vdek por dikush nga shokët tanë e paten fatin me të mirë se na. Është rëndë kur e din që më shokë që ke nejt qe je pa tash nuk i ke janë momente të renda realisht kur merr vesh për shok që janë vra sidomos edhe kur e din që nuk kan mujt edhe me i tërhek trupat”, thotë veterani i UÇK-së.

Të dielën për homazhe në Jezerc ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sot, ne Ferizaj, u bashkuam për te nderuar bijtë dhe bijat me te shtrenjta të kombit: dëshmoret që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komune së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri llazi -Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.

Në nder të Epopesë së Jezercit, në Ferizaj çdo 28 shtator shënohet Dita e Dëshmorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsim abazi jep doreheqje nga posti i kryetrajnerit te ferizajt 68d98ed3112a5
Lajmi i mëparshëm

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

dashuria platonike ndaj moderatores arrestohet mjeku psikiater pasi perndiqte 28 vjecaren 68d98f8740b92
Lajmi i radhës

“Dashuria platonike” ndaj moderatores, arrestohet mjeku psikiatër pasi përndiqte 28-vjeçaren

Të fundit nga

ShkoLartë