250 euro ryshfet per te mbyllur syte ndaj parregullsive hetohet inspektorja e auv se 6ab7d1ce594a9

250 euro ryshfet për “të mbyllur sytë” ndaj parregullsive – hetohet inspektorja e AUV-së

September 26, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.

E dyshuara, 42-vjeçare dhe e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) si inspektore e ushqimit, gjatë periudhës 17–25 shtator dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 250 euro ryshfet nga drejtuesi i një subjekti juridik.

Sipas Prokurorisë, paratë janë marrë në këmbim të përpilimit të një procesverbali ku do të konstatohej se ishte kryer kontrolli inspektues dhe se në objekt nuk kishte parregullsi, përkatësisht se ishin respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për funksionim.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë që e dyshuara të ndikojë te i dëmtuari dhe dëshmia e tij, si dhe rrezikut që ajo ta përsërisë veprën duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjashte te vdekur pas shperthimit qe shkaterroi nje ndertese ne athine 6ab7ce346a215
Lajmi i mëparshëm

Gjashtë të vdekur pas shpërthimit që shkatërroi një ndërtesë në Athinë

250 euro ryshfet per te mbyllur syte ndaj parregullsive hetohet inspektorja e auv se 6ab7d1cd35e61
Lajmi i radhës

250 euro ryshfet për “të mbyllur sytë” ndaj parregullsive – hetohet inspektorja e AUV-së

Të fundit nga

ShkoLartë