24 yjet nga neser e nderprejme operimin e te gjitha linjave 69234eaf4b83f

“24 Yjet”: Nga nesër e ndërprejmë operimin e të gjitha linjave

November 23, 2025
1 minut lexim

Kompania e transportit urban “24 Yjet” Sh.A. ka bërë të ditur se nga nesër do të ndërpritet operimi i të gjitha linjave të saja.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata nuk janë paguar nga Komuna e Prishtinës që nga maji i këtij viti.

“Që nga 1 Janari 2025 kemi lidhur kontratë me Komunën e Prishtinës ku ne paguhemi sipas kontratës, nga muaji maj 2025 nuk jemi paguar për shërbimet tona, ku kjo ka vështirësuar tej mase punën për operimin e rregullt të vijave tona. Ne kemi pas takime të vazhdueshme me zyrtarët e Komunës së Prishtinës ku jemi munduar që së bashku të mos vimë në këtë pikë”.

“Ne si kompani kemi mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojmë se nga nesër me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të ndërpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjën numër 20”, thuhet në njoftim.

Në fund theksohet se pa pagesën e obligimeve të kësaj kompanie nuk do të fillojnë operimin me linjat e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti finlandez telefonate me trump dhe melonin shba po punon nate e dite per te arritur marreveshje paqeje 69234989271ff
Lajmi i mëparshëm

Presidenti finlandez telefonatë më Trump dhe Melonin: SHBA po punon natë e ditë për të arritur marrëveshje paqeje

hallakatet e dashura e jozit pozon pa rroba 69234fd6988f8
Lajmi i radhës

“Hallakatet” e dashura e Jozit, pozon pa rroba

Të fundit nga

ShkoLartë