24 ore 10 raste dhune ne familje ekspertet alarmojne per denimet e buta 68a761b1339d0

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

August 21, 2025
1 minut lexim

24 orët e fundit në Kosovë nuk ishin të qeta për disa familje kosovare.

Kjo pasi fiks dhjetë raste të dhunës  janë raportuar nga Policia e Kosovës.

Tetë prej tyre përfunduan në pranga.

Avokati, Ardian Bajraktari thotë që në shumicën e rasteve kryerësit e kësaj vepre penale janë të njëjtit, pra përsëritës të veprës penale.

Andaj e quan këtë situatë shqetësuse.

“Fenomeni i dhunës në familje ështëi shpërfaqur në masë të konsiderushëm në nivel të shoqërisë kosovare dhe ajo çka në fakt po rezulton keq në jo pak raste është që kryersit e këtyre veprave penale po janë përsëritës të veprave. Çka nënkupton që shkalla përkatësisht lartësia e dënimit paraprak nuk e ka arrit qëllimit”, ka thënë Bajraktari.

Fajtor për përsëritje të rasteve, ai vlerëson që janë edhe dënimet e ulëta.

“Fakti që politia ndëshkimore në masë të konsiderueshme aplikohet kryesisht me gjobë ose me dënim me kusht për vepren penale për dhunës në familje e përcaktuar me nenin 240 të Kodit Penal dhe fakti që e kemi të shpërfaqur këtë fenomen, atëherë nënkupton që është të pamjaftushëm. Prandaj, e kemi thënë që në krye të herës duhet të rishikohet kjo politik në mënyrë që të parandalohet fenomenet e tilla”,është shprehur tutje Bajraktari.

Se institucionet luajnë një rol të rëndësishëm te viktima, e thotë edhe psikologu Ilir Havolli

Sipas tij, mungesa e mbështetjes së institucioneve thellon varësinë nga dhunuesi tek viktima.

“Mungesa e mbështetjes institucionale e bën viktimën të ndihet e pambrojtur dhe e vetmuar. Ajo rrit ndjenjën e frikës, pasigurisë dhe mundësën e vetvlerësimit, duke e bërë më të vështirë largimin nga cikli i dhunës. Përveç dëmit psikologjik, viktima shpesh ndihet pa mbrojtje ligjore, pa strehë dhe pa ndihmë ekonomike, gjë e cila e thellon varësinë nga dhunuesi”, ka thënë Ilir Havolli, psikolog.

Tutje, ai shtoj se nëse dhuna është afat gjate, ajo do të ndikoj që viktima të ketë ankth, depresion, të ketë sjellje agresive, vështersi në besim dhe vlersim të ulët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reuters ja 3 kushtet e putinit per paqen ne ukraine nese kievi i refuzon 68a760c381702
Lajmi i mëparshëm

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …

Lajmi i radhës

Neda Balluku thotë se vitin e ardhshëm do bëj gjoksin për këtë arsye

Të fundit nga

Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin gjyqësor

8 Shkup, 29 dhjetor – Kuvendi sot në kuadër të seancës së 79-të plenare me 73 vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, ka miratuar Ligjin për Këshillin gjyqësor.  Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore
ShkoLartë