23 vatra zjarri te regjistruara sot ne kosove 11 ende aktive 68975794df42f

23 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 11 ende aktive

August 9, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në vend. Sipas njoftimit, 11 prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar.

Në njoftim thuhet se situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Qendrën Operative të Agjencisë.

“AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192”, thuhet në njoftim.

Tutje,  Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetje, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iseni rreth 300 avancime dhe punesime te reja per shqiptaret ne mpb 6897571d111c1
Lajmi i mëparshëm

Iseni: Rreth 300 avancime dhe punësime të reja për shqiptarët në MPB

pija me e mire per hidratim dhe lekure qe shkelqen nuk eshte uji 689758c0d494a
Lajmi i radhës

Pija më e mirë për hidratim dhe lëkurë që shkëlqen (nuk është uji!)

Të fundit nga

ShkoLartë