21 vjet nga tragjedia e maturanteve te malisheves 68ede9fc7b9b4

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

October 14, 2025
1 minut lexim

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.

Autobusi që po barte 15 maturantët që s’janë më dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, u rrokullis dhe ra në humnerë, rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës.

Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump ngaterron postin e kryeministrit kanadez mikrofoni i ndezur kap biseden mes tyre 68ede315075fb
Lajmi i mëparshëm

Trump ngatërron postin e kryeministrit kanadez, mikrofoni i ndezur kap bisedën mes tyre

selma blair tregon forcen e saj skleroza e shumefishte ne remision ajo do te jetoje me gjate nga sa mendonte 68edeb1b0612e
Lajmi i radhës

Selma Blair tregon forcën e saj: Skleroza e shumëfishtë në remision, ajo do të “jetojë më gjatë nga sa mendonte”

Të fundit nga

ShkoLartë