21 janari spak pyet per rreth 2 ore ilir meten 694409f702d4b

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

December 18, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga forcat e Policisë për në ambientet e SPAK, ku edhe u pyet si person që ka dijeni për çështjen. Pas dëshmisë së dhënë prej rreth 2 orë e gjysmë është larguar nga ambientet e SPAK drejt ‘313-ës’,



Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues u vranë, ndodhi pas publikimit të një video skandali mes zv.kryeministrit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Hetimet për vrasjet e 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish-Kryeministri Sali Berisha janë dy figurat kryesore, edhe në atë ngjarje, që janë thirrur deri më tani për t’u marrë në pyetje. Pak ditë më parë, SPAK mori në pyetje edhe ish-presidentin Bamir Topi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be e percare per perdorimin e parave ruse ne ukraine von der leyen sot nje vendim tusk para sot ose gjak neser belgjika dhe orban kunder ceshtje e vdekur 694406c7b604e
Lajmi i mëparshëm

BE e përçarë për përdorimin e parave ruse në Ukrainë. Von der Leyen: “Sot një vendim”. Tusk: Para sot ose gjak nesër. Belgjika dhe Orban kundër: Çështje e vdekur

maduro sfidon shba ne per naften dhe ben thirrje per unitet 69440b04cbcc0
Lajmi i radhës

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Të fundit nga

Adrola në fitnes, ekspozon trupin si peshk

Modelja shqiptare Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Por, duket se ka vendor të perfeksionizoj paraqitjen me anë të fitnesit. Në orët e vona ka publikuar një fotografi ne Instastory
ShkoLartë