Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur PS e drejtuar prej tij organizoi protesta kundër qeverisë “Berisha”.
Rama shkruan në “Facebook”, se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa gishtin e drejton nga drejtësia, që siç shkruan ai “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.
“Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ngjarja e “21 Janarit” vijon të mbetet një nga episodet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar, ndërsa procesi i drejtësisë për këtë çështje ka qenë objekt debatesh të vazhdueshme politike dhe institucionale.
Në protestën e PS më 21 janar të vitit 2011 mbetën të vrarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Burimi: opinion.al


