21 banesa nen uje ne fier banoret ne alarm nga dalja e shtratit te lumit vjose 69203914e3b32

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

November 21, 2025
1 minut lexim

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të bashkisë Fier. Banorët tregojnë dëmet e pësuara në sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuara kryesisht me ullinj, shpesë të rrëmbyera nga vërshimi i lumit, por edhe dëme në bazën ushqimore të bagëtive.



Të frikësuar nga dalja e shtratit të lumit, banorët kanë marrë masat e nevojshme, ndërsa nuk i janë përgjigjur thirrjes për evakuim nga autoritetet përkatëse të cilat kanë monitoruar situatën në terren përgjatë gjithë natës.

Sipas kryeplakut të fshatit Ferras Zani Hyka, 19 prej këtyre banesave janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit dhe prezenca e ujit është e pashmangshme.

Pavarësisht se lumi Vjosa ka filluar rënien e nivelit të shtratit, sërish banorët ndihen në alarm dhe të frikësuar për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke patur parasysh edhe eksperiencën e viteve të kaluara. Lumi Vjosë nuk ka dalë nga shtrati prej disa vitesh ndaj kjo situatë i ka gjetur tërësisht të papërgatitur banorët e kësaj zone të cilët e mendonin problematikë tërësisht tejkaluar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet me magnitude 5 5 balle ne bangladesh raportohet per te pakten 3 viktima 6920360795bff
Lajmi i mëparshëm

Tërmet me magnitudë 5.5 ballë në Bangladesh, raportohet për të paktën 3 viktima

permbytje ne vietnam mbi 50 te vdekur dhe mijera te evakuuar 69203a4370784
Lajmi i radhës

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë