18 raste me fruth ne shqiperi pergjate vitit 2025 6952f496c93a7

18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025

December 29, 2025
1 minut lexim

Përgjatë këtij viti, në të gjithë Shqipërinë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 18 raste me fruth. Më i fundit ka qenë rasti i një 3-vjeçari të lindur në Angli, i cili ishte i pavaksinuar.

“Nga periudha janar deri aktualisht kemi 18 raste me fruth të konfirmuara, të cilat kanë qenë kryesisht në Fier dhe në Tiranë, raste sporadike, pikërisht tek fëmijët të cilët pjesa më e madhe kanë qenë të pavaksinuar ose një pjesë e vogël e tyre e vaksinuar vetëm një dozë. Rasti i fundit i konfirmuar me fruth është një fëmijë i lindur jashtë vendit, ka ardhur në Shqipëri, por nuk e ka aplikuar vaksinën duke filluar nga mosha 6 muajsh e më tej. Prindërit e mbajnë në shtëpi, e në një moment të caktuar duhet të ketë të ketë në kontakt me këtë virus”, u shpreh Rovena Daja, specialiste në ISHP, raporton Tv Klan.

Për të shmangur komplikacionet dhe përhapjen e fruthit, ISHP rekomandon marrjen e dozave përkatëse të vaksinës.

“Normalisht fëmijët duhet të vaksinohen në kohë. Doza e parë 12-15 muaj dhe doza e dytë 5 vjeç. Në momentin që nuk i vaksinoni fëmijët në kohë, riskoni të infektohen me fruth. Fruthi është një sëmundje ngjitëse e mund të japë pasoja goxha të rënda, madje mund të çojë deri në vdekje”, sqaron Daja.

Aktualisht në Shqipëri mbulesa vaksinale e fëmijëve me dy doza arrin në mbi 92%, ndërsa synimet e ISHP janë të arrihet në mbi 95%, që të bllokohet përhapja e fruthit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguri e perforcuar policore gjate festave te fundvitit dhe krishtlindjeve ne oher 6952e6d2cbc54
Lajmi i mëparshëm

Siguri e përforcuar policore gjatë festave të fundvitit dhe Krishtlindjeve në Ohër

maroku e mposht pa problem zambine kualifikohet tutje 6952f4f328b66
Lajmi i radhës

Maroku e mposht pa problem Zambinë, kualifikohet tutje

Të fundit nga

ShkoLartë