1729 mamografi ne nje jave ne njesite stacionare ne shqiperi 68ed009571c82

​1729 mamografi në një javë në njësitë stacionare në Shqipëri

October 13, 2025
1 minut lexim

Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, bën me dije se gjatë një jave janë kryer 1729 mamografi në njësitë stacionare në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga OSHKSH, nga data 6-12 tetor 2025, janë kryer gjithsej 1729 mamografi që ofrohen falas në poliklinikat dhe spitalet në të gjithë vendin, si pjesë e programit të parandalimit të kancerit të gjirit.

OSHKSH cilëson në njoftim, se qendra shëndetësore më me shumë mamografi të kryera, është ajo Nr.3 në kryeqytet, raporton ATSH.

Tetori rozë është muaji që shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, MSHMS ka mundësuar që nëpërmjet portalit “e-Albania” çdo grua apo vajzë të vendos për orarin dhe vendin e kryerjes së mamografisë duke planifikuar më herët atë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dauti tabela ne piken kufitare te qafe thanes pas shume vitesh tani edhe ne shqip 68ecff3195d51
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

teme per nisjen e edicioni te ri te superliges ne futsall 68ed00f4117df
Lajmi i radhës

​Temë për nisjen e edicioni te ri të Superligës në futsall

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë