16 vjecarja ka qene ne nje trekendesh abuzimi gazetari i top story per tre vite ndodhej mes dy zjarresh abuzohej nga partneri njerku e polici 68cc7cabcaaca

16-vjeçarja ka qenë në një trekëndësh abuzimi, gazetari i “Top Story”: Për tre vite ndodhej mes dy zjarresh, abuzohej nga partneri, njerku e polici

September 18, 2025
1 minut lexim

16-vjeçarja në Këlcyrë është abuzuar nga katër persona, përfshirë njerkun dhe partnerin e saj për tre vite rresht, raportoi gazetari Eraldo Harlicaj sonte në “Top Story”.

Është një trekëndësh abuzimi, tha ai.

“Fillimisht mendohet se është abuzuar nga njerku. Në të njëjtën kohë, ka pasur marrëdhënie paralele me një 46-vjeçar, që së bashku me shokun, e ka detyruar të bëjë biseda erotike. Në këtë formë, i kanë bërë presion një oficeri tjetër policie në Këlcyrë. Vajza është abuzuar që 13 vjeçe”.

Vajza ka qenë mes dy zjarreve, nga njëra ana nga njerku dhe partneri dhe nga ana tjetër nga policia, raportoi Harlicaj.

“Vajza qëndron tani te shërbimet sociale në Gjirokastër, është e sigurt së bashku me nënën. Nëna pretendon se nuk ka pasur dijeni. Po bëhen të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti vjen me nje mesazh te forte per serbet e kosoves mos besoni propaganden e beogradit 68cc7c0aa9368
Lajmi i mëparshëm

Kurti vjen me një mesazh të fortë për serbët e Kosovës: Mos besoni propagandën e Beogradit!

tesla me drejtim te plote automatik nen kritika pasi nuk arriti te njohe kalimet hekurudhore 68cc7cd08910f
Lajmi i radhës

Tesla me drejtim të plotë automatik nën kritika pasi nuk arriti të njohë kalimet hekurudhore

Të fundit nga

ShkoLartë