16 viktima ne lisbone bordi i kompanise se transportit publik jep doreheqjen 68f96c385ffd2

16 viktima në Lisbonë, bordi i kompanisë së transportit publik jep dorëheqjen

October 23, 2025
1 minut lexim

Bordi i drejtorëve të kompanisë portugeze të transportit urban Carris, ka dhënë dorëheqjen lidhur me aksidentin me 16 viktima që u regjistrua në shtator në Lisbonë. Dorëheqja e tyre vjen dy ditë pas publikimit të një raporti ku tregoheshin shkaqet e daljes nga shinat të teleferikut që mori jetën e 16 personave.

Bashkia e Lisbonës njoftoi se presidenti i kompanisë Carris, Pedro Bogas dhe i gjithë bordi i drejtorëve kanë dhënë dorëheqjen. Sipas Bordit Portugez të Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF), dalja nga shinat u shkaktua kur një kabllo që lidhte dy vagonët e teleferikut u këput.

Raporti paraprak, i publikuar të hënën, thekson se kablloja nuk i plotësonte specifikimet e përcaktuara nga Carris, e cila ia kishte dhënë punën e mirëmbajtjes një nënkontraktori.

Edhe pse të dhënat tregojnë se janë kryer punime mirëmbajtjeje, hetuesit kanë mbledhur prova që sugjerojnë se puna nuk korrespondonte me atë që ishte kryer në të vërtetë. Në pritje të raportit përfundimtar, ata rekomanduan që tre teleferikët në kryeqytetin portugez të mbeten të palëvizshëm për t’u siguruar që kanë sisteme frenimi dhe mekanizma sigurie për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meta i shpall lufte chatgpt 68f96bef42438
Lajmi i mëparshëm

Meta i shpall ‘luftë’ ChatGPT

bebe rexha perdor filtra per ta plakur veten 68f9743498989
Lajmi i radhës

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë