15c temperatura me e ulet mengjesin e sotem ne maqedoni viti i ri nis me mot te kthjellet dhe temperatura nen zero 69564f3a8c018

-15°C, temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni! Viti i Ri nis me mot të kthjellët dhe temperatura nën zero

January 1, 2026
1 minut lexim

Mëngjesi më i ftohtë sot është regjistruar në Kodër të Diellit, me -15 gradë Celsius. Siç informon DPHM, -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharan, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar, ndërsa -4 gradë në Gjevgjeli.

Sipas parashikimit të DPHM-së, moti në ditën e parë të Vitit të Ri do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -13 deri në -5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga -1 deri në 6 gradë.

Në Shkup sot moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë.

Të premten moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, me temperatura minimale kudo nën zero. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme, kryesisht dëborë.

Më pas vijon një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe më të ngrohtë, me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në male dëborë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor dhe temperaturat do të jenë në rritje.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami falenderon personelin shendetesor po edhe punetoret e npk se per angazhimin gjate nates se nderrimit te moteve 69564e9d56720
Lajmi i mëparshëm

Kasami falënderon personelin shëndetësor po edhe punëtorët e NPK-së për angazhimin gjatë natës së ndërrimit të moteve

temperatura deri ne 13c shenojne diten e pare te vitit 2026 ne maqedonine e veriut 69564ff401e6a
Lajmi i radhës

Temperatura deri në -13°C shënojnë ditën e parë të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë