15 projekte te perfunduara per cerdhet limani i rritem pensionet per 5 mije denare 686543bcf09df

15 projekte të përfunduara për çerdhet, Limani: I rritëm pensionet për 5 mijë denarë

July 2, 2025
1 minut lexim

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani njoftoi për punën e bërë gjatë vitit të kaluar në Qeveri. Mes tjerash, theksoi rritjen e pensioneve për 5 mijë denarë. Ndërsa sa u përket projekteve për ndërtimin dhe pajisjen e çerdheve, deklaroi se kanë përfunduar mbi 15 projekte. Limani tha se në kuadër të thirrjeve publike nga Qeveria në ndërtimin dhe rikonstruimin e kopshteve nën juridiksionin e ministrisë u financuan 4 projekte në vitin 2024, ndërsa këtë vit janë shqyrtuar 11 projekte nga të cilat 6 i kanë plotësuar dokumentacionin e plotë.
“Vizionin tonë për një shoqëri të drejtuar inkluzive e kemi realizuar përmes masave konkrete. Të gjithë jeni të informuar se e filluam duke rritur pensionet mbi 330 mijë pensionist morën pensione më të larta në masë prej 5 mijë denarë. Ministria u bë edhe institucioni i parë publik me një faqe interneti plotësisht të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje gjithnjë me standardet europiane”, tha Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai institucionet po pergatiten per zbatimin e ligjit per perfaqesim te drejte dhe adekuat 6865419d9179d
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Institucionet po përgatiten për zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

e28aec7a e669 40d0 bcb6 d91eecfe092e
Lajmi i radhës

Azizi: 829 projekte me vlerë rreth 15 miliardë denarë për rrugë, shkolla, çerdhe, palestra sportive dhe sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimit

Të fundit nga

ShkoLartë