15 mln e per ushtrine shqiptare nga be gonzato shqiperia partnere e qendrueshme 68874b44d5c9e

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

July 28, 2025
1 minut lexim

Miratohet nga ana e Bashkimit Europian paketa e dytë e ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me një shumë totale prej 15 milionë eurosh.



Kjo ndihmë  vjen në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, ndërkohë që Këshilli Europian, në një njoftim tha se paketa synon të forcojë kontributin e Shqipërisë në operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, si dhe në koalicionet ndërkombëtare, duke rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin social  “X” edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Ai shprehet se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë mbi sigurinë dhe mbrojtjen.

“Shqipëria është një partnere e afërt dhe e qëndrueshme e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, tha ai.

SILVVIO

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari ne gaze po vdesin njerez e me ta po vdes edhe ndergjegjja e njerezimit 688749a056c38
Lajmi i mëparshëm

Taravari: Në Gazë po vdesin njerëz e me ta po vdes edhe ndërgjegjja e njerëzimit

tarifat shba be dw rreziku i nje lufte tregtare u shmang 68874c70cb41e
Lajmi i radhës

Tarifat SHBA-BE/ DW: Rreziku i një lufte tregtare u shmang

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë