14 vjecari humbi jeten ne maliq reagon shkolla shembull i shpirtit te paster 689f545280e68

14-vjeçari humbi jetën në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

August 15, 2025
1 minut lexim

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ka reaguar për humbjen e jetës së 14-vjeçarit në Maliq të Korçës si pasojë e goditjeve të marra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Në një postim në rrjetin social facebook, institucioni shpreh se viktima ishte një nxënës shembullor, larg mosmarrëveshjeve dhe me ëndrra.

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.

U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!

Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pprmv pas reagimit publik ivanovskes i eshte dhene mundesi qe deklaraten ne prokurori ta jape pas zgjedhjeve 689f4af247e5b
Lajmi i mëparshëm

PPRMV: Pas reagimit publik Ivanovskës i është dhënë mundësi që deklaratën në Prokurori ta japë pas zgjedhjeve

chelsea ul pretendimet 689f54ca693bb
Lajmi i radhës

Chelsea ul pretendimet

Të fundit nga

VLEN: Mos lësho pe

Ditë më parë në Teatrin Shqiptar në Shkup, VLEN organizoi një tubim madhështor në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky tubim ishte dëshmi e
ShkoLartë