13 te vdekur pasi zjarri perfshiu blloqet e kullave te banimit ne hong kong 6927424376511

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong

November 26, 2025
min lexim

13 persona kanë vdekur pasi zjarri përfshiu disa kulla të larta të një kompleksi banimi në distriktin verior Tai Po të Hong Kongut. Një tym I dendur gri mbështolli ndërtesat e larta, ndërsa shërbimet e emergjencës përballuan flakët.



Policia tha se disa persona mbetën të bllokuar brenda kullave që digjeshin, ndërsa dy persona ishin në gjendje kritike me djegie të rënda. Disa punonjës të shërbimeve zjarrfikëse u plagosën ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët që përshkuan kullat 31-katëshe. Njerëzit u mblodhën në një shteg aty pranë ndërsa tymi dilte nga ndërtesat.

Departamenti i zjarrfikësve i tha Reuters se ende nuk kishte një shifër për numrin e njerëzve që mund të jenë ende brenda. “Nuk ka asgjë që mund të bëhet për pronën. Mund të shpresojmë vetëm që të gjithë, pavarësisht të moshuar apo të rinj, të mund të kthehen të sigurt”, tha një banor i Tai Po, i cili dha mbiemrin e tij si So, për Agence France-Presse pranë vendit të zjarrit. “Është zemërthyese. Jemi të shqetësuar se ka njerëz të bllokuar brenda.

Zjarri i fuqishëm përfshin tre ndërtesa të larta

Zjarri nuk tregoi shenja zbutjeje pas errësirës, dhe flakët brenda blloqeve të kullave hodhën një shkëlqim të çuditshëm portokalli në ndërtesat përreth. Autoritetet deklaruan një zjarr me pesë alarme, niveli më i lartë, ndërsa ra nata.

Departamenti i zjarrfikësve tha, pasdite (koha lokale e Shqipërisë) se 13 persona kishin vdekur, përfshirë nëntë në vendngjarje dhe katër që ishin dërguar në spital. 15 persona të tjerë u plagosën, përfshirë dy që ishin në spital në gjendje të rëndë.

Një banor në të 40-at i tha AFP-së se qeveria duhej të ndihmonte ata që mbetën të pastrehë nga flakët. “Zjarri nuk është ende nën kontroll dhe nuk guxoj të largohem, dhe nuk e di çfarë mund të bëj”, tha ai. Banorë të tjerë denoncuan faktin se sistemi antizjarr nuk kishte funksionuar.

Zona përbëhet nga tetë blloqe, duke ofruar rreth 2,000 njësi banimi. Departamenti i transportit i Hong Kongut tha se për shkak të zjarrit, një pjesë e tërë e rrugës Tai Po, një nga dy autostradat kryesore të Hong Kongut, ishte mbyllur dhe autobusët po devijoheshin.

Zjarri i fuqishëm përfshin tre ndërtesa të larta

Tai Po është një zonë periferike në Territoret e Reja, në pjesën veriore të Hong Kongut dhe pranë kufirit me qytetin kinez Shenzhen.

Hong Kongu ka disa nga blloqet e apartamenteve më të larta dhe më të dendura të populluara në botë.

Zjarret vdekjeprurëse dikur ishin një dukuri e rregullt, veçanërisht në lagjet më të varfra. Megjithatë, masat e sigurisë janë përmirësuar në dekadat e fundit dhe zjarre të tilla janë bërë shumë më pak të shpeshta. Autoritetet nuk kanë folur ende për shkaqet e mundshme të flakëve.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video perfshihet nga flaket gradacela ne hong kong humbin jeten te pakten 36 persona 297 raportohen te zhdukur 69273e0715cf9
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 36 persona, 297 raportohen të zhdukur

shi dhe bore diteve te ardhshme temperaturat zbresin deri ne 0c 69274332ea6ae
Lajmi i radhës

Shi dhe borë ditëve të ardhshme, temperaturat zbresin deri në 0C

Të fundit nga

ShkoLartë