117 vjet nga kongresi i manastirit sot shenohet dita e alfabetit te gjuhes shqipe 6921825773400

117 vjet nga Kongresi i Manastirit! Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

November 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 nëntor – Sot është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë festë shtetërore dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrest shtepiak per dy persona ne hetimin e ri per diskoteken puls 69217b458242f
Lajmi i mëparshëm

Arrest shtëpiak për dy persona në hetimin e ri për diskotekën “Puls”

kerkoi perjashtimin e gjyqtarit ilir panda nga ceshtja e tij gjykata e larte rrezon kerkesen e ish presidentit ilir meta 692184595268d
Lajmi i radhës

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Të fundit nga

ShkoLartë