110 vite burg per call center vodhen italianet gjkko denoi 16 persona per mashtrime kompjuterike 690138a44a2c7

110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike

October 28, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin përfundimtar ndaj 16 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi online që ka prekur qytetarë në Itali.

Të gjithë u dënuan me rreth 110 vite burg në total, me reduktim një të tretën për procedurë të shkurtuar.

Grupi, i udhëhequr nga Bruno Çobo, operonte një “call center” në Tiranë. Ata bindnin viktimat të blinin aksione të kompanive të njohura si “Amazon”, duke premtuar fitime të mëdha. Vetëm përmes kësaj skeme, të pandehurit përvetësuan rreth 4.7 milionë euro.

Bruno Çobo, i ekstraduar nga Abu Dhabi, u dënua me 8 vjet burg për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Gjykata shpalli fajtor edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, me dënime që variojnë nga 6 vjet e 8 muaj deri në 7 vjet e 4 muaj burgim përfundimtar. Mes të dënuarve janë emra si Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani dhe të tjerë.

Të gjithë të pandehurit u gjykuan sipas procedurës së shkurtuar, e cila, përveçse përshpejtoi procesin gjyqësor, u mundësoi atyre reduktimin e një të tretës së dënimit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga haradinaj te kurti e tani te abdixhiku levizjet e limajt bytyci zberthen skenaret e takimit te fundit 69013803a3cfe
Lajmi i mëparshëm

Nga Haradinaj te Kurti e tani te Abdixhiku: Lëvizjet e Limajt, Bytyçi zbërthen skenarët e takimit të fundit

izraelitet nisin sulmet ne gaza reagon jd vance do te kete perleshje te vogla ketu e atje 69013914f28ba
Lajmi i radhës

Izraelitët nisin sulmet në Gaza, reagon JD Vance: Do të ketë përleshje të vogla këtu e atje

Të fundit nga

ShkoLartë