11 maji berisha qeveria perdori mbi 500 milione euro per qellime elektorale 689496540d3dd

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

August 7, 2025
min lexim

Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.



Në një konferencë për media, Berisha theksoi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur 10 milionë euro për fushatë.

Berisha:

 

Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.

Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve.

Pra përveç këtyre, bashkitë e vendit kanë prokuroruar tërësisht për qëllime elektorale në total 57 mln euro, nga të cilat rreth 14 mln para xhepi të themi, blerje të përqendruara. 32 mln bashkitë të ndryshme dhe Fondi shqiptar i grabitjes apo plaçkitjes, apo i zhvillimit siç quhet, ka përdorur për qëllime elektorale 10 mln euro.

Standardet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia, përfshirë Dokumenti i Kopenhagenit pika 5/4 dhe Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, sanksionojnë të njëjtin parim.

Këtu kemi më poshtë tenderat e bashkive të vendit, të cilat nuk kanë respektuar asnjë ligj, as kushtetutën, por kanë bërë gjithçka që të ndikojnë në elektoratin e tyre në veprimtari kriminale antiligjore dhe për këtë njeriu i dytë më përgjegjës për farsën elektorale Altin Dumani, thotë se nuk kemi të dhëna, fakte dhe prova, sepse për Dumanin ligji është letër e vdekur, dokumentet zyrtare janë letra pa vlerë, mbasi ai është një fanatik i verbër, një avokat i verbër i krimit elektoral të qeverisë dhe bashkëfajtor në farsën elektorale, njëlloj me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Vazhdojmë …

Me blerje të përqendruara tani. 14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte.

Për atë dokumentet zyrtar dhe aktet në shkelje flagrante të ligjit për interesa të partisë shtet, nuk përbëjnë vepër penale.

Vazhdojmë …

Tenderat elektronik të Fondit shqiptar të grabitjes dhe plaçkitjes, të famozit Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të vet për restorantin, për të bërë një manual për kuzhinën, nga kuzhinieri i restorantit të tij.

Këtu janë vlerat në lek, janë përpjekjet pra … poli i festivaleve të industrisë. E kuptoni ju terminologjinë e Lubi Ballukut.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater te akuzuar e pranuan fajin ne rastin shtekli per te akuzuarin rade trajkovski kerkohet perballje e ekspertizave psikiatrike 689494b0c3672
Lajmi i mëparshëm

Katër të akuzuar e pranuan fajin në rastin “Shtekli” –për të akuzuarin Rade Trajkovski kërkohet përballje e ekspertizave psikiatrike

rita ora shkelqen ne postimet e fundit ne instagram trupi i saj deshmon perkushtimin ndaj palestres 6894999cbd8a8
Lajmi i radhës

Rita Ora shkëlqen në postimet e fundit në Instagram – trupi i saj dëshmon përkushtimin ndaj palestrës

Të fundit nga

ShkoLartë