11 maji aulon kalaja padi ne spak ajo qe ndodhi ne durres eshte krim zgjedhor 687f4612ccff9

11 Maji/Aulon Kalaja padi në SPAK: Ajo që ndodhi në Durrës është krim zgjedhor

July 22, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit ka ngritur padi në SPAK dhe ka kërkuar sekuestrimin e kutive me pretendimin se janë tjetërsuar votat.



Në një deklaratë për media jashtë ambjenteve të SPAK, Kalaja tha se duhet bërë hetim i gjithanshëm, pasi sipas tij ka të bëjë me krim zgjedhor.

Ai tha se bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat.

“SPAK të sekuestrojë kutitë, ndërkohë do e çoj në Kushtetuese. Bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat. Kjo nuk diskutohet fare. Duhet bërë hetim i gjithanshëm, ky është krim zgjedhor.

Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast. Ka njerëz që kanë futur duart tek votat e shqiptarëve duke i marrë 42 vota një kandidati, nuk është gabim njerëzor.

I kam përcaktuar kutitë ku ka krim zgjedhor, SPAK i ka gati. Është hetim shumë i thjeshtë.

Beteja ime do të vazhdojë, kam depozituar dy kallëzime  këtu. Ndërkohë do të vazhdoj edhe në Kushtetuese për të goditur Kolegjin Zgjedhor që më rrëzoi për legjitimitet dhe një vendim tjetër që Kodi Zgjedhor ua pamundëson kandidatëve procesin e numërimit të votave, është antikushtetues.

Jam në dy procese paralele, në SPAK për sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin dhe në Kushtetuese pikërisht për këtë nen”, tha Kalaja.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vala e te nxehtit ne maqedoni ministria e shendetesise apelon te respektohen rekomandimet per mbrojtje 687f4471670ac
Lajmi i mëparshëm

Vala e të nxehtit në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje

mbi 1600 gjoba e 71 aksidente per nje jave ne rajonin e ferizajt 687f482e4b6d4
Lajmi i radhës

Mbi 1600 gjoba e 71 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë