11 kandidate qe synojne ulesen e deputetit jane me aktakuza 693f2f8be0b5e

11 kandidatë që synojnë ulësen e deputetit janë me aktakuza

December 14, 2025
min lexim

Ndaj tyre ka aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndër të tjera keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë gjashtë kandidatë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dy, në Nismën Socialdemokrate dy dhe në Listën e Demokracisë Turke, një.

Ani pse ligji ua lejon kandidimin, kjo po shihet se minon besimin e qytetarëve ndaj të zgjedhurve të tyre.

“Qytetarët kanë nevojë për një përfaqësim dinjitoz dhe me vlerë në Parlamentin e Republikës së Kosovës si tempulli i demokracisë dhe jo kandidatë me aktakuza të ngritura. Përderisa nuk është e ndaluar me ligj, institucionet duhet punuar në këtë drejtim pasi të konstituohet Kuvendi ndoshta edhe në rregullativë ligjore , ndalimi i kandidimit me aktakuza të ngritura aktive. Për momentin nuk është një gjë e tillë, por urojmë që institucionet të mirren me këtë gjë seriozisht të mos krijohet si praktikë”, shprehet Aolta Bajrami nga AVONET, raporton Tëvë1.

Edhe Anton Nrecaj nga Instituti CLARD vlerëson se kjo dëmton nivelin e demokracisë në vend.

“Në një vend ku synohet që deputetët t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve natyrisht se ata deputetë duhet të jenë të pastër me ligjin në mënyrë që japin mesazh edhe te qytetarët në mënyrë që të njëjtit i përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze interesat e qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.

Ai shton se nuk mund të bëhet ndalimi i kësaj praktike ndër vite nga partitë politike.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia garanton të drejtën secilit që ta dëshmon pafajësinë në një proces gjyqësor dhe përderisa e kemi këtë situatë atëherë natyrisht se është shumë e vështirë t’i ndalohet një kandidati i cili nuk ka aktgjykim të formës së prerë të mos jetë pjesë e garës”, thotë Ndrecaj.

Në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, 23 kandidatë për deputetë kishin aktakuza dhe dënime nga Gjykatat.

Sipas neni 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk mund të kandidojnë persona të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit dhe dënimi përfshin një ose më shumë vite burgim efektiv.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

corvette zr1 nuk do te ndalet se thyeri rekorde
Lajmi i mëparshëm

Corvette ZR1 nuk do të ndalet së thyeri rekorde xhirosh

autobusi qe po transportonte 40 studentet doli nga rruga dhe u perplas me nje shkemb 16 te rinj humbin jeten 693f2f96e1551
Lajmi i radhës

Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Të fundit nga

ShkoLartë