103 vjet raporte diplomatike me shqiperi ambasada amerikane krenare per partneritetin tone 6887996fbabac

103 vjet raporte diplomatike me Shqipëri, Ambasada amerikane: Krenarë për partneritetin tonë!

July 28, 2025
1 minut lexim

Sot shënohet 103-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehet se SHBA është krenare për partneritetin e saj me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, ambasada ka ndarë disa pyetje në lidhje me momentet historike mes Amerikës dhe Shqipërisë, duke ftuar qytetarët t’i përgjigjen kuizit.

“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët. Mendon se i njeh momentet kyçe të historisë sonë të përbashkët? Shfleto për të bërë kuizin dhe shiko sa përgjigje të sakta gjen. Na trego rezultatin tënd në komente”, shkruan ambasada.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA janë vendosur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vjetësh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991, me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.

Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së që vizitonte Shqipërinë, ishte sekretari amerikan i Shtetit James Baker në Tiranë më 21 qershor 1991, tre muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve. Ndërsa presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë ishte George W. Bush, më 10 qershor 2007.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angellov per zjarret te gjitha burimet jane nen kontroll dhe te vendosura ne menyre optimale sllovenia dhe franca na kane ofruar ndihme 68878fd426d16
Lajmi i mëparshëm

Angellov për zjarret: Të gjitha burimet janë nën kontroll dhe të vendosura në mënyrë optimale, Sllovenia dhe Franca na kanë ofruar ndihmë

allegri duam te kthehemi ne ligen e kampioneve 688799ab847c6
Lajmi i radhës

Allegri: Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë