101 dite protesta lironi qytetaret protestuesit para drejtorise se policise ku ka te arrestuar 6aa0673005cd7

101 ditë protesta/ “Lironi qytetarët” – Protestuesit para Drejtorisë së Policisë ku ka të arrestuar

September 8, 2026
1 minut lexim

Me thirrjet ‘polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne’ protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata bëjnë thirrje për ‘arrestimin e Ramës dhe lirimin e qytetarëve’.

Me megafon, një nga organizatorët bëri me dije se sot janë shoqëruar nga policia 20 persona. 

Protesta sot nisi në 17:00 përpara kuvendit ku forca të shumta policore, të armatosura rëndë dhunuan barbarisht dhe arrestuan protestuesit paqësorë.

Më pas ata shkuan përpara Kryeministrisë.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria nuk është në shitje” janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit. Kjo është dita e 101 e protestës. Revolta e qytetarëve ndaj qeverisë vijon të jetë e fortë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyseni nuk ka dilema kushtetuese per seancen e neserme 6aa066b262263
Lajmi i mëparshëm

Hyseni: Nuk ka dilema kushtetuese për seancën e nesërme

tragjedi ne bahamas avioni privat rrezohet ne det humbin jeten kater anetare te nje familjeje 6aa0679101b84
Lajmi i radhës

Tragjedi në Bahamas, avioni privat rrëzohet në det/ Humbin jetën katër anëtarë të një familjeje

Të fundit nga

ShkoLartë