100 milione euro mbeshtetje per bujqesine rama cdo projekt i duhur do financohet 69492d75e7254

“100 milionë euro mbështetje për bujqësinë”, Rama: Çdo projekt i duhur do financohet

December 22, 2025
1 minut lexim

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, bujqësia shqiptare hyri në një fazë të re reformash, me fokus tek kapitujt 11, 12 dhe 13, të cilat lidhen me përgatitjen e sektorit drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e fermave, duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe përdorimin e platformës Euro Agro Albania si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët.Çdo projekt që do të jetë i duhur dhe do të mbështetje me dije nga ana e aplikantit, nuk diskutohet që do të financohet në një mënyrë apo në një tjetër. Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por është një instrument që të gjithë ju dhe të gjithë ata që janë në fermë dhe punojnë duan që të rrisnin prodhimin, cilësinë, eksportet, kapacitetet dhe fondet duhet që ta marrin ta përdorin dhe ta kthejnë në një nga instrumentet e punës së tyre.

Është një udhërrëfyes për të gjithë ju, është një burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete. Është një kanal dialogu, ku çdo kush mund të hyjë aty, të pyesë dhe të marrë përgjigje. Është një mjet koordinimi që mes jush dhe nesh, mes AZHBR-së ka një ndërveprim të vazhdueshëm. Është një derë e re e hapur për të gjithë ju. Është një derë që ka ekzistuar gjithmonë, që ka një qasje dhe një frymë të re për dispozicionin tuaj”, tha kryeministri Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kalojini festat e fundvitit me paqe ne zemer 69491ad18f48d
Lajmi i mëparshëm

Kalojini festat e fundvitit me paqe në zemër!

tomori krenari te jesh pjese e historise se milanit 69492dd3cb79f
Lajmi i radhës

Tomori: Krenari të jesh pjesë e historisë së Milanit

Të fundit nga

ShkoLartë