100 dite 1300 gjoba per keqparkim ne tetove kasami per nje vit do katerfishojme vendparkimet 69de826121306

100 ditë, 1300 gjoba për keqparkim në Tetovë! Kasami: Për një vit do katërfishojmë vendparkimet

April 14, 2026
1 minut lexim

Pamjet që po shihni janë para komunës së Tetovës.
Vetura të parkuara në korsinë e dytë, që kanë bllokuar rrugën.

Këto pamje janë të pjesës tjetër të qytetit. Siç mund të shihet, veturat janë të parkuara në korsinë e dytë.

Me probleme të tilla përballen çdo ditë qytetarët e Tetovës.

Kryetari i komunës Bilall Kasami bën apel për më shumë ndërgjegje, por shton se këtë nuk do ta lënë vetëm në ndërgjegjen e qytetarëve, pasi që tashmë është formuar një komision dhe premton se brenda një viti do të trefishohet numri i vendparkimeve në Tetovë.

“Është një punë komplekse për të cilën është angazhuar një komision i veçantë dhe punën e të cilët do ta përcjell personalisht , si rezultat I kësaj në presim që brenda një periudhe një vjeçare ne presim që të kemi trefishimin apo katërfishimin e vend parkimeve në qytetin e Tetovës”, tha Bilall Kasami.

Nga SPB Tetovë thonë se brenda tre muajsh e gjysmë janë shqiptuar rreth 1300 dënime për keqparkim, ndërsa vetura e merimangës ka marrë rreth një mijë automjetet që kanë qenë të parkuara keq.

“Gjatë këtyre tre muajve e gjysmë të vitit 2026, janë shqiptuar diku 1300 gjoba sa i përket keq parkimit, kurse shërbimi komunal i merimangës ka ngritur mbi 1 mijë automjete, për të cilët janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe shoferët do të ballafaqohen me gjoba. Sa i përket gjobave, numri më i madh i tyre janë në rend të dyfishtë, në zonë të udhëkryqeve, rrethrrotullimeve, vizëbardha dhe trotuare”, tha Fatmir Rexhepi.

Shtimi i vendparkimeve në Tetovë është premtuar nga shumë kryetarë komunash, por Tetova vazhdon të përballet me këtë problem. Si pasojë, shpesh ndërmerren aksione për largimin veturave të parkuara keq, por kjo e zgjidh përkohësisht shqetësimin, sepse keqparkimet vazhdojnë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blero dhe eronita ne pritje te femijes se pare cifti ndan lajmin e embel 69de7c3bae307
Lajmi i mëparshëm

Blero dhe Eronita në pritje të fëmijës së parë, çifti ndan lajmin e ëmbël

mickoski nese kthehet gruevski ne maqedoni do te shkoje ne burg 69de83ad00468
Lajmi i radhës

Mickoski: Nëse kthehet Gruevski në Maqedoni do të shkojë në burg

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë