10 vjet nga miratimi i gjykates speciale 688ef630c5351

​10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

August 3, 2025
1 minut lexim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndizet merkato edhe murinjo futet ne gare per sulmuesin e realit 688ef62d6fa40
Lajmi i mëparshëm

Ndizet merkato/ Edhe Murinjo futet në garë për sulmuesin e Realit

moti sot ne kosove 688efe25bb686
Lajmi i radhës

Moti sot në Kosovë

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë