10 punonjes policie sulmuan te denuarin 26 vjecar ne rec 696c1d353d470

“10 punonjës policie “sulmuan” të dënuarin 26-vjeçar në Reç”

January 18, 2026
1 minut lexim

E afërmja e një të dënuari që vuan dënimin në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe (IEVP Reç) ka denoncuar për JOQ se 26-vjeçari me iniciale R.Z.,  është dhunuar fizikisht për herë të dytë nga rreth 10 punonjës policie, për arsye që ende nuk dihen.

E afërmja shprehet se herën e parë i dënuari ka arritur të kontaktojë familjen, duke i informuar për dhunën e ushtruar ndaj tij. Më pas, sipas saj, ai është dhunuar sërish, me arsyetimin se kishte njoftuar familjarët, dhe është dërguar në izolim, ndërsa prej atij momenti familja thotë se nuk ka më asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Familjarët pretendojnë se i riu ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë, ndërkohë që shprehen se disponojnë edhe dëshmitarë që kanë parë shenja dhune fizike. Nga ana tjetër, ata thonë se një oficer u ka mohuar ushtrimin e dhunës, duke deklaruar se “askush nuk e ka dhunuar”.

“Doja t’ju kontaktoja për një rast urgjent në burgun e Reçit. Një i burgosur është dhunuar fizikisht nga 10 punonjës policie dy herë.

Herën e parë, pasi kontaktoi familjen e tij për dhunën fizike, e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen dhe e kanë dërguar në izolim. Nuk kemi asnjë lloj kontakti me të se si është gjendja e tij. Ju lutem, më ndihmoni sa më shpejt të jetë e mundur që të dimë të paktën gjendjen e tij.

Herën e parë na njoftoi ai vetë dhe na tha që e kishin dhunuar fizikisht 10 policë. Pastaj na mori në telefon një shok i tij dhe na tha se e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen, dhe e kanë dërguar në izolim krahësh. E kanë goditur në brinjë, stomak dhe kokë. Tashmë nuk kemi më asnjë informacion për gjendjen e tij.

Kemi folur me një oficer dhe na ka thënë që nuk e ka dhunuar askush, por ne kemi dëshmitarë që ka shenja dhune fizike.

Inicialet e të dënuarit: R.Z. Mosha: 26 vjeç”- shkruan denoncuesi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dap pas skandalit financiar prej 48 milione eurove zero tolerance ndaj korrupsionit 696c10b128f3e
Lajmi i mëparshëm

DAP pas skandalit financiar prej 4,8 milionë eurove: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

usyk do te perballet me wilderin para 150 mije shikuesve 696c1d9488f89
Lajmi i radhës

Usyk do të përballet me Wilderin para 150 mijë shikuesve!?

Të fundit nga

ShkoLartë