10 per hunde pergjimet nga burgu i elbasanit si organizohej furnizimi me droge per te paraburgosurin gerald stamolla 6975035b7a2cc

“10 për hundë”/ Përgjimet nga burgu i Elbasanit, si organizohej furnizimi me drogë për të paraburgosurin Gerald Stamolla

January 24, 2026
1 minut lexim

Është hedhur dritë mbi përgjimet telefonike të Esmeralda Komicit, e afërme e të paraburgosurit Gerald Stamolla, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në sigurimin dhe dërgimin e lëndëve narkotike në ambientet e burgut.

Sipas dosjes që disponon Anlia Hoxha, bisedat janë regjistruar në periudhën 25 qershor–10 korrik 2025, gjatë së cilës Komici komunikon disa herë në telefon me Stamollën, i cili ndodhej i paraburgosur në IEVP Elbasan. Në këto komunikime, Stamolla i kërkon asaj të kryejë porosi për sigurimin e drogës.

Në një nga bisedat, i paraburgosuri i shpjegon të afërmes se një person tjetër do ta kontaktojë për t’i dorëzuar “cigaren” në qytetin e Elbasanit dhe më pas t’ia kalojë një çifti të tretë. Komici shfaq hezitim për shkak të mungesës së parave, por Stamolla e siguron se pagesa mund të bëhej më vonë, sipas mundësive.

Pjesë nga dosja:

Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.

Numri: Ku je ti ?

Esmeralda: Këtu ku erdhe.

Numri: Te prokuroria, po 10 për hundë.

Esmeralda: Po lali, të dal.

Numri: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.

Esmeralda: Yes! o lal po sa pak e kishe bo?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata ne prime me dolcen sasa ka vetem nje fjale karma 6974f0b1abca0
Lajmi i mëparshëm

Situata në Prime me Dolcen, Sasa ka vetëm një fjalë: ‘Karma’

tottenham vihet pas andrew robertson te liverpool 697503b4587f9
Lajmi i radhës

Tottenham vihet pas Andrew Robertson të Liverpool

Të fundit nga

ShkoLartë