1 mld e per 8 akset e demtuara ekspertet alarmojne per cilesi dhe kontroll te dobet 699ce0546f861

1 mld € për 8 akset e dëmtuara, ekspertët alarmojnë për cilësi dhe kontroll të dobët

February 24, 2026
1 minut lexim

Rreth 1 miliard euro është kostoja totale e 8 akseve rrugore që sot janë të dëmtuara nga rrëshqitjet dhe çarjet, të cilat kanë shkaktuar paralizë në qarkullimin rrugor në zonën e Juglindjes.

Në emisionin “Studio 24”  në News24, ekspertët ngritën alarmin mbi cilësinë e punimeve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Segmenti Librazhd–Pogradec, me një kosto rreth 50 milionë euro, është një nga projektet që ka shfaqur problematika.

Po ashtu, zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, si në Fazën III ashtu edhe në Fazën IV, secila me fond prej 23.6 milionë euro, është përfshirë në listën e akseve me dëmtime.

Në jug të vendit, aksi Lumi i Vlorës–Himarë ka kushtuar rreth 98 milionë euro (97.4 milionë dollarë), ku 27.4 milionë janë financuar nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Kuvajti dhe Arabia Saudite. Edhe ky segment ka shfaqur probleme strukturore.

Ndërkohë, rruga Qukës–Qafë Plloçë, me një kosto prej 240 milionë euro, është një tjetër investim i madh që ka hasur vështirësi.

Rast shqetësues është edhe Unaza e Burrelit, e cila u dorëzua brenda muajit, por pësoi dëmtime, megjithëse kishte një kosto prej 1.2 milionë euro.

Rruget qe shemben

-Librazhdi – Pogradec – rreth 50 milion euro (Rruga që u zhduk brenda natës)

Firma ndertuese, Kompania “ANK”, “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond 23.6 milionë euro.

Firma ndertuese, Kompania “2T”, “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza III)”, me fond 23.6 milionë euro.

-Lumi i Vlorës – Himarë – me kosto rreth 98 milion euro (Rruga që çahet) 97.4 milionë dollar, prej së cilave 27.4 milionë janë fonde të qeverisë dhe pjesa tjetër nga fonde të Kuvajtit dhe Arabisë Saudite.

Firma ndertuese Erald G. shpk

-Qukës–Qafë Plloçë: Investim i ri, probleme të vjetra sipërmarrësi i punimeve të lotit 1 është “JV Sintram & Albavia”, kostoja e rruges 240 milion euro

-Burreli – Unaza që u dorëzua brenda muajit 1.2 milion euro, firma ndertuese ULZA Shpk

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

termet ne bosnje e hercegovine 699cdf8da9171
Lajmi i mëparshëm

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

kthim i viktimes ne dhunues serwer i ashper ndaj gjykates speciale 699ce07162639
Lajmi i radhës

“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatës Speciale

Të fundit nga

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë në mbrëmje. Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra nga Gruda, ose 32 kilometra nga Mostari. Sipas EMSC,

Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon

Mesfushori Medjen Llumnica ka nënshkruar kontratë me ekipin e parë të Malmos.  Ai me Malmon ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe njëkohësisht është huazuar te BK Olympic për sezonin e ardhshëm. “Sigurisht që
ShkoLartë