1 mije euro ryshfet inspektoret e imt njihen sot me masen e sigurise ne gjkko 68b2b0727bdd5

1 mijë euro ryshfet, inspektorët e IMT njihen sot me masën e sigurisë në GJKKO

August 30, 2025
1 minut lexim

Sot, 30 gusht, do të njihen me masën e sigurisë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të përfshirë në një rast ryshfeti në Tiranë.



Rasti u zbulua pas një denoncimi nga pronari i një objekti në zonën e Kombinatit, ku ishte konstatuar një tendë pa leje. Sipas hetimeve, pas procedurës fillestare, një nga punonjësit i ka kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën.

Policia organizoi një operacion për të kapur katër të dyshuarit dhe i dha pronarit paratë me numër serie, për të dokumentuar ryshfetin. Dy punonjësit me inicialet G.F dhe K.Zh tentuan t’i fshehnin paratë në një lokal, ku policia vëzhgoi veprimet përmes kamerave.

Aktualisht, në pranga është vetëm G.F, ndërsa K.Zh është ende në kërkim. Të dy dyshohen për veprën penale të korrupsionit pasiv.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip ‘Audi A6’ si dhe 4 celularë. Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme”, ka njoftuar Policia më herët.

Inspektorët janë shkarkuar nga detyra menjëherë pas finalizimit të operacionit policor. IMT ka reaguar më 27 gusht, përmes një deklarate zyrtare ku i cilësonte sjelljet e inspektorëve të papranueshme.

“Nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale”, thuhej në reagimin e IMT-së./tvklan.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

indonezia ne flake pas vdekjes se nje taksisti 21 vjecar protesta te dhunshme 3 te vdekur dhe ndertesa te djegura 68b2ad668e579
Lajmi i mëparshëm

Indonezia në ‘flakë’ pas vdekjes së një taksisti 21-vjeçar! Protesta të dhunshme, 3 të vdekur dhe ndërtesa të djegura

viti i ri shkollor ne prishtine shtohen 7 shkolla me mesim tereditor 68b2b28fd4a6c
Lajmi i radhës

​Viti i ri shkollor në Prishtinë, shtohen 7 shkolla me mësim tërëditor

Të fundit nga

ShkoLartë