1 3 miliarde euro borxhi i ri maqedonia e veriut hyn serish ne tregjet nderkombetare 6ab95cb07e3f2

1.3 miliardë euro borxhi i ri! Maqedonia e Veriut hyn sërish në tregjet ndërkombëtare

September 27, 2026
1 minut lexim
att.UV2O6IV27RW7cW13KhaSohav0JnkMXsK8QzhIBh7cQw

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh të ri gjatë vitit 2027 në tregun ndërkombëtar.

Ministria e Financave ka nisur procedurat, ndërsa koha e huamarrjes do të varet nga kushtet në tregjet financiare. Sipas ministrisë, fondet do të përdoren për financimin e deficitit buxhetor dhe shlyerjen e borxheve të mëparshme, përfshirë Euroobligacionin e emetuar në vitin 2023, që maturohet në vitin 2027.

Vendimi është kritikuar nga LSDM, e cila pretendon se huamarrja po bëhet për nevoja zgjedhore dhe akuzon Qeverinë se ka rritur ndjeshëm borxhin publik.

Sipas të dhënave zyrtare, borxhi publik në vitin 2026 ka kaluar 10.7 miliardë euro, rreth 60% të PBB-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

risteski mjaft me pritje ne sportele po futet ne perdorim karta digjitale per studente 6ab95b65f15f4
Lajmi i mëparshëm

Risteski: Mjaft me pritje në sportele, po futet në përdorim karta digjitale për studentë

Të fundit nga

ShkoLartë