1 065 gjoba per nje dite per shkelje ne trafik 68fcd0915d917

1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

October 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 tetor – “Dje u regjistruan 1.065 shkelje trafiku, prej të cilave 716 për shpejtësi të tejkaluar”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar.

Sipas përmbledhjes statistikore të aktivitetit policor, u regjistruan gjithashtu:

* 50 shkelje për parkim të gabuar,
* 82 masa për shoferë pa leje drejtimi,
* 14 gjoba për shoferë fillestarë,
* 16 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, u gjobitën 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 2 këmbësorë. Gjithashtu, 44 pjesëmarrës në trafik u gjobitën për mos përdorim të rripit të sigurimit. Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete u ndaluan nga qarkullimi për shkak të mosregjistrimit, dhe një automjet për shkak të defekteve teknike. Një shofer u gjobit edhe për mosrespektim të kushteve të errësimit të xhamave të automjetit (folie).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spb tetove brenda 24 oreve tre raste te dhunes familjare 68fcc975c6c1d
Lajmi i mëparshëm

SPB Tetovë: Brenda 24 orëve tre raste të dhunës familjare

arrestohet nje shtetas i serbise ne aeroportin nderkombetar i kerkuar nga interpoli 68fcd132dbf84
Lajmi i radhës

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Aeroportin Ndërkombëtar, i kërkuar nga Interpoli

Të fundit nga

ShkoLartë