Blog

  • Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur në mbeturina rikthen nevojën për SISH-in

    Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur në mbeturina rikthen nevojën për SISH-in

    Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq edhe ngriti pyetje, për të cilat pritet të përgjigjen organet e rendit.

    Por në raste si ky, tregohet nevoja për një Sistem Informativ Shëndetësor i cili sipas njohësve të fushës, do t’ua lehtësonte punën organeve të rendit.

    “Po të kishim sistem informativ shëndetësor shumë lehtë do ta dinim që cilës nënë po i mungon fëmiu. Ky rast ëahtë identifikuar nga një kalimtar por ne muk e dimë se çka ndodhë me raste të kësaj natyre. Për shembull institucionet private mund të bëjnë aporte siç ishte rasti në Drenas ku mund të mos raportohen dhe kjo shkakton një shqetësim. Në SISH, çdo lindje çdo kontrollë evidentohet dhe do ta dinim. SISH ka arsye plot se pse s’po bëhet por dëmet janë të mëdha, është ajo ABC-ja mbi të cilën ndërtohet një sistem normal shëndetësor. Ka mungesë të vullnetit politik që nuk po e vendos si prioritet këtë gjë të tillë. Moskoordinimi institucional, SISH shkon përtej saj. Ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore, shtrirja e rrjetit dhe nuk i kemi njerëzit e gatshëm me punu në të. Dhe tjetra, frika nga transparenca dhe llogaridhënia”, ka deklaruar Besim Kodra, Drejtues i Shoqatës së Pacientëve.

    Të njëzëri janë edhe ish-drejtues të Qendrave për Punë Sociale të cilët thonë se do të evidentoheshin edhe rastet në klinika private.

    “Për të gjitha pikëpyetjet, mund të gjindet një rrugë që të shpien deri tek arsyeja. Gjendja fizike e një personi shtatzënë ndryshon dhe një shtatzënë nuk mundet të qëndroj brenda katër mureve për tërë atë kohë. Lindjen e ka kryer dikun, në institucion shtetëror, privat apo shtëpi. Kosova ka problem të madh, nuk i funksionon SISh ku kanë mundur të realizohen kontrollohen dhe pastaj shumë lehtë të hyhet në evidencë”, ka deklaruar Vehbi Mujku, Ish-drejtor i Qendrës për punë sociale.

    Në një përgjigje gjatë këtij viti, MSH kishte deklaruar për televizionin se negociuar marrëveshja me Bankën Botërore për financimin e SISh-it, por kjo marrëveshje nuk ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veprim pas së cilit do të niste puna për funksionalizimin e tij.

    Burimi: botasot.info

  • Helmimi i fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i personave të prekur!

    Helmimi i fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i personave të prekur!

    Ka shkuar në 14 numri i të helmuarve nga ushqimi me salmonelë në Gramsh, mes të cilëve janë edhe fëmijët e Kopshtit publik Nr. 1.

    Sipas një emali të siguruar nga gazetari Osman Stafa, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh ka konfirmuar përhapjen e infeksionit “Salmonella Enteritidis” në kopshtin e qytetit, një infeksion që transmetohet zakonisht nga ushqimi i kontaminuar dhe që mund të shkaktojë edhe komplikacione të rënda shëndetësore.

    Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

    NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

    Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

    Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi).

    Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.

    Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:

    Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme.

    Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.

    Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.

    Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve.

    Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.

    NJVKSH Gramsh

    Drejtore: Besmira Bracja

    Burimi: botasot.info

  • Marrëveshja me Britaninë e Madhe, Dauti: Arritje e madhe për vendin

    Marrëveshja me Britaninë e Madhe, Dauti: Arritje e madhe për vendin

    Shkup, 25 maj – Marrëveshja për partneritet Strategjik në mes Qeverisë së RMV-së dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar, në vlerë prej 6 miliard eurove, është një arritje e madhe për vendin tonë, vlerëson për TVM2 Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

    Sipas tij, ideja e kredis britanike është që të stimulojë rritjen ekonomike, të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, dhe shpërndarrjen normale të mirëqenies ekonomike të qytetarëve.

    “Kredia britanike në RMV në planin ekonomik është e mirëseardhur, kuptohet nëse mjetet e dedikuara shpërndahen në projekte zhvillimore, siç është korridori 8, zhvillimi i sistemit hekurudhor. Por gjithashtu kjo kredi duhet të shpërndahet në sektore ekonomike me përparësi krahasuese, siç është prodhimi industrial dhe sektor tjerë. Është një shqetësim që lidhet me kontributin e kësaj kredie me rritjen e borxhit publik në shtet, por krahasimisht me vendet e Ballkanit Perendimor si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova, borxhi publik në RMV luhatet brenda normave margjinale të lejuara” – thotë Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

    Sipas profesorit Dauti, nëse bëhet një krahasim me kredinë hungareze, kjo është më pozitive sepse na orienton kah Perëndimi dhe jo ka Lindja. Aliu, gjithashtu vuri në dukje edhe mundësinë e angazhimit të Kompanive të huaja dhe vendore në këto projekte.

    “Benefiti i inkuadrimit në procesin kontraktual të punëve publike, me kompani të huaja, është transferi I njohurive “KNOË HOË”. Benefiti kryesisht mund të regjistrohet në kuptim të rritjes së punëdhënies, nga qytetarët e vendit, nëse angazhohen në projektet zhvillimore në procesin e punës përgjatë aktivitetit ekonomik. Krahasuar me kredinë hungareze e cila nuk ka dyshime në opinion se ka edhe origjinë kineze, kredia britaneze është më e përshtatshme edhe në planin politik, sepse mundëson lidhjen politike të vendit tonë me Perendimin dhe jo Lindjen” – deklaroi Profesori Universitar, Bardhyl Dauti.

    Profesor Dauti krejt në fund theksoi se nëse mjetet financiare shpërndahen në sektor ekonomik me përparësi krahasuese, atëher ne si vend mund të regjistrojmë rritje ekonomike, e cila shoqërtohet me inflacion të ulët në planin afat-mesëm.

    BURIMI: zhurnal.mk

  • Cana dhe Shabani, dy mjekët e njohur ndajnë rrugët me Arben Taravarin

    Cana dhe Shabani, dy mjekët e njohur ndajnë rrugët me Arben Taravarin

    Dy figura kyçe dhe mjekë të njohur, Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive dhe Bashkim Shabani, drejtor i Klinikës Universitare të Urologjisë – Shkup, kanë hequr dorë nga përkrahja e tyre ndaj kreut të ASH-së Arben Taravari.

    Ky veprim i tyre vjen menjëherë pas vendimit të Taravarit për t’u ndarë nga koalicioni VLEN, një lëvizje që ka shkaktuar përçarje në ASH. Vendimi për t’u shkëputur nga VLEN dhe për të dalë nga qeveria është parë nga shumica e antëarëve të ASH-së si veprim i njëanshëm dhe nuk gëzon mbështetjen e plotë të strukturave të partisë.

    Burimi: alfax.mk

  • Burri që u fut me makinë në shtëpinë e Jennifer Aniston shpallet i paaftë mendërisht

    Burri që u fut me makinë në shtëpinë e Jennifer Aniston shpallet i paaftë mendërisht

    Jimmy Wayne Carwyle nga Misisipi, i cili akuzohet se ka ndjekur Jennifer Aniston dhe ka kaluar me makinë portën e shtëpisë së saj, është shpallur i paaftë mendërisht për t’u përballur me gjyqin, por ai kërkoi një mendim të dytë nga një psikiatër në seancën dëgjimore.

    Carwyle, i cili është në paraburgim, u paraqit pas xhamit në një sallë gjyqi në Hollywood, e specializuar në rastet e shëndetit mendor.

    Zëvendës Avokati Publik, Robert Kraus, i tha gjykatësit se psikiatri i emëruar nga distrikti, i cili vlerësoi Carwyle, vendosi që i akuzuari ishte i paaftë, por se ai, meqenëse ka të drejtë, do të donte të vlerësohej nga një psikiatër tjetër, shkruan AFP.

    Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Maria Calavucci, urdhëroi një rivlerësim të shëndetit mendor të të pandehurit dhe caktoi një seancë të re dëgjimore për 29 maj.

    Prokurorët pretendojnë se Carwyle e ngacmoi yllin e “Friends” me mesazhe të shumta, email-e dhe mesazhe në rrjetet sociale për dy vjet përpara se të futej me makinën e tij në portën e shtëpisë së saj në Bel Air më 5 maj, duke i shkaktuar dëme të mëdha.

    Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat për përndjekje dhe vandalizëm në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, ku një gjyqtar ndaloi procedurën penale në mënyrë që ai t’i nënshtrohej një vlerësimi psikologjik. Autoritetet thanë se Aniston ishte në shtëpi në kohën kur Carwyle kaloi me makinë portën e përparme, por nuk mundi të kontaktonte me të.

    Roja e sigurisë e ndaloi atë në oborrin e shtëpisë së aktores derisa mbërriti policia, dhe askush nuk u lëndua në incident. Përballet gjithashtu me rrethanën rënduese të kërcënimit me lëndim të rëndë trupor dhe nëse dënohet mund të marrë deri në tre vjet burg.

    Nëse shpallet përsëri i paaftë, një gjykatës mund të urdhërojë dërgimin e tij në një spital psikiatrik shtetëror për trajtim dhe vlerësim të vazhdueshëm.

    Burimi: botasot.info

  • Banorët e Krilevës kërkojnë zgjidhje për lidhje më të lehtë me Prishtinën

    Banorët e Krilevës kërkojnë zgjidhje për lidhje më të lehtë me Prishtinën

    Transporti publik në fshatrat e Gollakut të Prishtinës dhe Kamenicës, konkretisht në Gllogovicë dhe fshatin fqinj Krilevë do të lehtësohej sikur të organizohej një vendndalim i përbashkët për autobusë në mes dy fshatrave. Në këtë mënyrë do të shkurtohej rruga për 1.5 kilometra, të cilën rrugë duhet përshkuar banorët e këtyre anëve aktualisht.

    Ramush Cakolli, banor i fshatit Krilevë, thotë se do ta falte edhe tokën e tij vetëm të realizohej stacioni i përbashkët për autobus. Kjo për faktin se banorët e këtij fshati të Kamenicës udhëtojnë 1.5 kilometër për të shkuar në stacionin e autobusit në fshatin fqinj Gllogovicë për të vazhduar rrugën për në Prishtinë.

    “Zbresin, plaka, fëmijë…dimrit është vonë në ora tetë edhe këtu nuk është keq kudo që merret vendimi le të bashkohen për një lehtësi, për një bashkim, për një ardhmëri ma të sigurtë ma të saktë ma të respektueshme për gjeneratat që po na vijnë pas nesh”, tha Cakolli.

    Dita – ditës po revitalizohet fshati, andaj lehtësimet në infrastrukturë do të ishin jetike për banorët.

    “Nuk është edhe aq shumë e zorshme për me krye. Dy komunat me u bë bashkë edhe e lehtëson qarkullimin”, tha Vehbi Cakolli, banor i fshatit Krilevë.

    Ramush Cakolli thotë se numri i qytetarëve të cilët po e shfrytëzojnë transportin publik po shtohet çdo ditë e më shumë.

    Komuna e Prishtinës ka lëshuar një linjë të “Trafikut Urban” nga Prishtina deri në Gllogovicë, ndërsa komuna e Kamenicës ka njoftuar banorët e Krilevës se janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje, që autobusi që vjen deri në Gllogovicë, ta shfrytëzojë edhe territorin e Kamenicës, përkatësisht fshatin Krilevë.

    Burimi: botasot.info

  • Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën! Qiell ngjyrë portokalli dhe atmosferë mbytëse në Heraklion dhe Hania

    Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën! Qiell ngjyrë portokalli dhe atmosferë mbytëse në Heraklion dhe Hania

    Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli.

    Siç shihet edhe në foto, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës. E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët.

    Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës ka lëshuar rekomandime për qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.

    Image

    Nga Kreta

    Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri të dielën në mbrëmje, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë.

     

    Burimi: botasot.info

  • Legjendat e Lirisë nderojnë tifozin legjendë

    Legjendat e Lirisë nderojnë tifozin legjendë

    Erxhan Dana e Sami Buqaj, dy nga ish legjendat e viteva 90-ta, kanë nderuar tifozin e asaj kohe, siç njihet me emrin Xhela.

    Xhela ka ndjekur gjithmon stërvitjet dhe ndeshjet e Lirisë, ne Arbanë dhe jo vetëm.

    Ai, sot ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënjes së Kupës për grupmoshën U -17 të Shkollës së Futbollit Liria, që doli kampion në garat e Rajonit të Prizrenit.

    Në këtë ceremoni, në emër tē LRF- së, futbollistëve Kupën e medaljet ua dorëzuan: Sami Buqaj, nënkryrtar e Erxhan Dana, komesar disiplinor pran Lidhjes Rajonale të Futbolli të Prizrenit.

    Ish-legjendat e Lirisë që vitin e largët 1995 fituan titullin e fundit kampion te Lirisë, uruan trajnerin e atëhershëm për suksesin e arritur-titullin Kampion me U-17 për edicionin 2024-25.

    Me këtê rast, i pranishëm qe edhe Xheladin Krasniqi-Xhela, që ndjek Lirnë nga koha e pavarësimit të futbollit deri .ë sot.

    Ish lojtarët e Lirisë, Sami Buqaj e Erxhan Dana, ndan momente e kujtime nga ajo kohë, në shenjë respekti për Xhela..

    Burimi: botasot.info

  • “Bëre gabim që më solle këtu!” Rexhepit s’i del inati me vëllain, Çobani s’duron më…

    “Bëre gabim që më solle këtu!” Rexhepit s’i del inati me vëllain, Çobani s’duron më…

    Rexhepi vazhdon t’i qëndrojë fjalëve që i tha të vëllait, Mehmetit, sapo hynë në studion e “Shihemi në Gjyq” ku i kërkoi llogari pse e kishte sjellë. Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ngulmon se Mehmeti “ka bërë gabimin më të madh” sepse e di që ka kaluar humbjen e parave, vuajtjen e dënimit me burg dhe tani, edhe problemet  me familjarët.

    Përsëritja e vazhdueshme e këtyre fjalëve nxit Eni Çobanin që t’i kthejë përgjigje se kjo përballje është vetëm për të thënë të vërtetën e kësaj historie.

    Rexhep: Ky ka bërë gabimin më të madh që më ka sjellë këtu! Kaq di! Ky ka bërë gabim!

    Eni Çobani: Pse ka bërë gabim? Për çfarë?  Se do të tregosh ti të vërtetën? Do të tregosh të vërtetën o zotëri, ku i ke çuar 400 mijë euro? Pse ka bërë gabim? Pse i thua atij që ke bërë gabim? Për çfarë?

    Rexhep: Se e di se çfarë kolposh kam ngrënë!

    Eni Çobani: A po thua të vërtetën ti?

    Rexhep: Unë po them të vërtetën.

    Eni Çobani: Atëherë pse ke frikë nga e vërteta?  Dhe ne të vërtetën themi! I kam thënë çdo shqiptari: kush e ka të vërtetën me vete, të vijë dhe të flasë publikisht! Nuk ka frikë nga e vërteta!  Thoni vetëm të vërtetën se e vërteta ju shpëton, kaq!

    Mehmet: Kjo zonjë e nderuar që është 20 vjet këtu, të kam prurë te një njeri që di edhe ligjin, edhe kanunin, edhe drejtësinë…

    Eni Çobani: Patjetër që i di, por nuk e zgjidhim me kanun këtë!

    Mehmet: Edhe Ardit Gjebrean e njohin publikisht, s’kam ardhur as të të vras, as të të pres!

    Rexhep: Kam ngrënë me burg, me humbje lekësh, edhe humbjen e fisit tani!

    Duke  e siguruar Rexhepin se pretendimet e tij që nuk i ka tërhequr ai 400 mijë dollarët, do të vërtetohen, ndërmjetësja i shpjegon se kërkesa e Mehmetit për përballjen e tyre ka tjetër motiv nga ç’ mendon ai: “Ky zotëri që ka  ardhur dhe është paraqitur këtu, nuk është paraqitur se do Eni Çobanin. Ai do drejtësinë për të cilën flet Eni Çobani!”.

    Burimi: botasot.info

  • Zjarrfikësit me masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

    Zjarrfikësit me masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

    Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër ka nisur zbatimin e masave për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë në situatat e zjarreve të verës. Specialistët zjarrfikës po zhvillojnë takime sensibilizuese me pjesëmarrjen e pushtetit vendor, blegtorëve dhe komunitetit.

    Përgjatë tyre apelohet për parandalimin dhe evitimin në kohë të zjarreve të verës në pyje-kullota dhe mospërsëritjen e situatave të rënda të vitit të kaluar, shkruan Euronews.al.

    “Vjet patëm një problematikë në njësinë administrative Cepo por edhe në njësitë e tjera ku zjarret ishin masive dhe u angazhuan përveç forcave zjarrfikëse, forcat vullnetare dhe ushtria që na erdhi në ndihmë, për këtë arsye kemi filluar takimet në të gjitha njësitë administrative për sensibilizimin e të gjithë qytetarëve dhe kryesisht të blegtorëve që për ne janë një shqetësim për shkak se zjarret e vendosura në kullota kryesisht janë të blegtorëve dhe janë zjarre të qëllimshme” ,tha Gramoz Llapi, drejtues i shërbimit zjarrfikës.

    Nëpërmjet zbatimit të masave shtesë synohet evitimi i situatave të rënda si ato të verës së vitit të kaluar kur flakët e zjarreve rrezikuan fshatrat dhe jetën e banorëve në zonën e Gjirokastrës.

    “Kemi bërë një plan masash ku do të ketë një pjesë të Shërbimit Zjarrfikës që do të merren me kontratat e përkohshme, të cilët do të jenë në terren, do të jenë sinjalizues por do të marrin pjesë edhe në shuarjen e zjarrit do të trajnohen nga ana jonë po kështu kemi edhe shërbimin vullnetar”, tha drejtuesi i shërbimit zjarrfikës

    Në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të ketë zero tolerancë për zjarret e qëllimshme në pyje-kullota ndërsa autorët e tyre do të përballen me ndëshkime të ashpra ligjore.

    “Me Policinë e Shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë gjë të cilën ja bëmë të qartë edhe sot blegtorëve dhe kryetarëve të fshatrave që në rast zjarri me Policinë e Shtetit kemi një akt marrëveshje që do të na mbështesin në çdo vepër penale që do të ketë për zjarrvënie të qëllimshme”.

    Gatishmëria e Shërbimit Zjarrfikës do të shtrihet gjatë gjithë sezonit të verës, për të shmangur situatat e rrezikshme që krijojnë zjarret për jetën dhe pronën e qytetarëve.

    Burimi: botasot.info

sqmken