Zyrtarja e lartë e DASH vizitë 3-ditore në Shqipëri

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce, nis sot një vizitë tre-ditore në Tirnaë.

Siç raporton Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet webfaqes së tij, Ndihmës Sekretari Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës, raporton Ora News.

Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Trasshëgiminë Kulturore.

Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmës Sekretari Royce do të dorëzojë edhe Çmimin IVLP #FacesofExchange.

Në fund të vizitës në Shqipëri ajo do të interesohet mbi disa projekte të qeverisë amerikane në Shqipëri.

Ngjarja paraprake

Covid-19 në botë, afro 40 milionë të prekur dhe mbi 29 të shëruar

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri i Greqisë komenton barazimin me Kosovën: Nuk ishte rezultat i mirë për ne, por patëm përball një skuadër të mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian